• Tirane, ofroj vend pune IT Help Desk

Kastrati Group ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin: IT Help Desk

Themeluar në fillim të viteve ’90, Kastrati Group është një nga investitorët më të mëdhenj dhe më të sukseshëm në Shqipëri dhe rajon. Kastrati Group është lider i padiskutueshëm në sektorët ku operon; në sektorin e energjisë dhe tregimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë dhe prej vitesh operon me sukses në sektorin e ndërtimit përmes zhvillimit të pasurive të paluajtshme, menaxhimin e hapësirave dhe shërbimeve komerciale, tregun e sigurimeve, atë të abutomobilëve, sektorin e turizmit etj.

Kastrati Group zotëron disa kompani në Shqipëri dhe rajon dhe është një nga aktorët më të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajonit.


Përshkrimi i pozicionit:


Kastrati Group kërkon profesionist/e me përvojë në Help Desk, i/e cili/a do të mundësojë mbështetje teknike të plotë, të shpejtë, të dobishme dhe të sigurtë për sistemet kompjuterike. Kandidatët do të jenë pergjegjës mbi çështjet themelore teknike dhe do të ofrojnë këshilla dhe të zgjidhin të gjitha problematikat e mundshme që mund të lindin.

Një ekspert i shkëlqyeshëm i Help Desk duhet të ketë njohuri shumë të mira teknike dhe të jetë në gjendje të komunikojë në mënyrë efektive për të kuptuar dhe zgjidhur problemin. Ai/ajo gjithashtu duhet të jenë i/e orientuar drejt klientëve dhe të jenë i/e durueshëm në marrëdhëniet me klientët. Qëllimi është të krijojë vlerë për klientët që do të ndihmojnë në ruajtjen e reputacionit dhe biznesit të grupit.

Përgjegjësitë:


  • Kryen funksionet mbështetje teknike për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën kompjuterike, hardueret, softuere dhe IT-në; përfshirë aktivitetet që lidhen me administrimin e sistemeve, instalimin e kompjuterave, përmirësimet kompjuterike, riparimin e kompjuterave, menaxhimin e patch-it, administrimin e sistemit të sigurisë, administrimin e përdoruesve fundorë, monitorimin, rregullimin e sistemit, planifikimin e kapaciteteve, administrimin e kompjuterat, printerat, etj), backup dhe ruajtjen e të dhënave, rivendosjen e të dhënave etj.
  • Ngarkon paketa softuerike të tilla si Sistemit Operativ të Windows, Microsoft Office dhe çdo aplikacion tjetër të miratuar paraprakisht.
  • Ofron zgjidhje për problematikat me sistemet hardware dhe software dhe i riparon/rregullon ato sipas nevojës.
  • Udhëzon dhe ndihmon përdoruesit në përdorimin e pajisjeve kompjuterike, softuerëve dhe manualeve. Mundëson asistencë teknike dhe trajnim të nevojshëm për përdoruesit fundorë për sistemet kompjuterike dhe aplikacionet e miratuara paraprakisht.
  • Ndihmon në përditësimin dhe menaxhimin e politikave të grupit që lidhen me përdorimin e kompjuterit dhe sistemeve operative
  • Administron rrjetet informatike LAN.
  • Mirëmban dhe konfiguron printerat e rrjetit të përbashkët dhe printerat individualë.
  • Zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie efektive të punës me përdoruesit fundorë në të gjitha nivelet brenda grupit, si në distancë dhe ato individuale.
  • Zhvillon dhe përditëson dokumentacionin e nevojshëm teknik, diagramat dhe procedurat standarde të operimit.
  • Ruan të dhënat historike duke dokumentuar inventarin e harduerëve dhe të softuerëve.
  • Menaxhon marrëdhëniet me palët e treta dhe kontratat e shërbimit të Departamentit të IT, sipas rastit.
  • Punon me ose bashkëvepron në cilësinë (nëse nevojitet) e menaxherit të projektit për të kryer detyra specifike sipas nevojave të Departamentit të IT-së.
  • Kryen me korrektësi dhe detyra të tjera që mund t’i caktohen për nevojat e Departamentit të IT-së.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë arsimin e lartë në fushën e IT dhe/ose eksperiencë pune në këtë fushë.
  • Të ketë njohuri mbi networking (Certifikimi CCNA përbën avantazh).
  • Të ketë njohuri të mira mbi sistemet operative Windows.
  • Të ketë eksperiencë në rrjetet informatike LAN, WAN (njohuri mbi fushën e telefonisë përbën avantazh).
  • Të jetë i komunikueshëm.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë.
  • Të përshtatet me oraret e ndryshme të punës.
  • Të përdorë shumë mirë programet e monitorimit dhe paketën Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.
  • Të jetë e/e aftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur.
  • Të ketë njohuri mbi administrimin e sistemeve Windows dhe Linux; për shembull konfigurimin e sistemeve të mailit; instalimin dhe konfigurimin e sistemit, sistemit të printimeve, instalimin e softuereve, konceptet e sistemeve të ruajtjes së dokumentacionit, etj.
  • Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.

Kushtet:
Kastrati Group një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në dhe letër interesi para datës 30 nëntor 2018 në adresën e e-mail: hr@kastratigroup.al

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencë të plotë dhe konform ligjit për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top