• Tirane, ofroj vend pune Asistent Supervizori i Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.
Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Asistent Supervizori i Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit
Departmenti: Kasave
Vendodhja: Jumbo QTU dhe TEG

Permbledhja e Pozicionit: Ky pozicion eshte pergjegjes per organizimin dhe monitorimin e Kasiereve dhe procesit te punes ne Arkat e dyqanit ne perputhje te plote me nevojat dhe pritshmerite e klientit si dhe standardet dhe vlerat e kompanise.

Detyra dhe Pergjegjesi :
- Kontrollon ne menyre ditore pajisjet e arkave dhe raporton menjehere te menaxheri i dyqanit avarite ose defektet ne pajisje.
- Monitoron saktesine dhe sigurine e transaksioneve qe kryen ekipi i tij gjate punes.
- Trajnon stafin ne njohjen e kartmonedhave vendase dhe te huaja.
- Miremban pajisjet e kontrollit te lekut dhe sigurohet qe jane ne gjendje pune.
- Siguron procesin e sherbimit te klientit ne piken e informacionit dhe merr pjese aktive ne komunikimin me klientin duke zbatuar standardet e kompanise.
- Ben mbylljen e kasave ne perfundim te turnit per cdo Kasiere dhe rakordon sistemin me shitjet.
- Kryen shitjet me fature ne Sistemin Financiar , dhe ploteson fatura tatimore.
- Kontrollon nese programi i menaxhimit te stokut dhe programi i shitjeve rakordojne me printerin fiskal
- Ben numerim kasaforte cdo dite ne mengjes.
- Monitoron nevojat e arkave per materiale konsumi dhe ben kerkesen per to ne kohe.
- Monitoron nevojat per sherbimet periodike te pajisjeve fiskale dhe lajmeron menaxherin e dyqanit dhe departamentin e finances per te mundesuar sherbimin.
- Zhvillon stafin ne menyre te vazhdueshme ne menyre qe transaksionet ne arka te kryhen me nje sherbim te shkelqyer dhe pa vonesa.
- Ben dorezimet / derdhjet e te hollave sipas protokolleve te miratuara te sigurise.
- Ben mbylljet e dyqanit ne kohe.

Kerkesat
:

a. Edukimi: Arsim i mesem ose i larte
b. Eksperiencat e punes:
- Te pakten 1 vit pervoje te meparshme pune

c. Kualifikime te tjera:
- Njohuri te gjuheve te huaja (perbejne avantazh)
- Te njohin dhe perdorin programet baze te kompjuterit
- Njohuri te sistemit Financia Navision (perben avantazh)


Aftesi te tjera:
- Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
- Aftesi te shkelqyera komunikimi;
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
- Aftesi drejtuese
- Rezistent ndaj stresit

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni aplikimin tuaj sipas kerkeses para dates: 26.11.2018 ne adresen elektronike hr@jumbo.al ose prane dyqaneve Jumbo ne TEG dhe QTU.
 


Apply
Back
Top