• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

ADVANCED Sh.p.k, kompani e cila operon në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe Alarmeve shpall njoftimin mbi pozicionin vakant si më poshtë:

Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Lloji I punës: Full-time

Kualifikimet e nevojshme:


  • Të ketë përfunduar studimet e larta, Dega Inxhinieri Elektrike;
  • Të ketë eksperiencë minimalisht 2 vjet në profesion dhe të përdorë programin AutoCAD;
  • Eksperienca e mëparshme në Sistemet e Sigurisë përbën avantazh;
  • Të njohë projektet dhe të jetë i pajisur me Liçence Profesionale;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Etikë në sjellje dhe aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë ambicie dhe të jetë i aftë të përballojë ngarkesën në punë;
  • Të jetë fleksibël me oraret dhe i gatshëm të udhëtojë në rrethe;
  • Të zotërojë leje drejtimi, kategoria B.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV në adresën info@advanced.al brenda datës 25.11.2018
*Te gjitha të dhënat tuaja do te trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top