• Tirane, ofroj vend pune Agjent shitje

VEND I LIRË PUNE PËR AGJENT/E SHTJESH

“Prestige Hotel” per departamentin e shitjes kërkon të punësojë :Agjent/e Shitjesh

Kerkesat/Kualifikimet :


  • Preferohet diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit;
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut,menaxhimit dhe shitjeve;
  • Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të shërbimeve të hotelerisë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në skuadër;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.

Detyrat për pozicionin e agjentit/es të shitjeve:


  • Udhëheq dhe kryen shitjet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria.
  • Krijimi i një plani strategjik shitjesh. Vënia në punë e këtij plani në mënyrë që të rriten shitjet dhe të arrihen objektivat.
  • Takime të drejtëpërdrejta me agjensitë dhe kompanitë në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre për pjesën e akomodimit dhe shërbimeve të tjera.
  • Komunikimi dhe takimi i herëpashershëm me agjensitë dhe kompanitë në mënyrë që të merret feedback prej tyre për mbarëvajtjen e punës.


“Prestige Hotel” mundëson kushte pune të shkëlqyera për të zhvilluar karrierën profesionale, si dhe paketë të kënaqshme pagese.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre : [U]h[/U][U]r[/U][U]@[/U][U]i[/U][U]h[/U][U]b-group.com.al[/U] duke specifikuar pozicionin ne subjekt: Menaxher/e shitjesh.Per info :0682036680.

Lutem informohuni se, vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme, do të kontaktohen për intervistë.



Cel. : 0682036680
 


Apply WhatsApp
Back
Top