• Back end developer - Ketri Web

Ketri Web, kompani me aktivitet në fushën e zhvillimit të Web-it,
kërkon 1 punonjës për pozicionin: Back end developer.

Kërkojmë një individ të talentuar me të paktën 1 vit eksperiencë pune
në fushën e zhvillimit të web-it.

Aftësi personale:
- Saktësi në shkrim
- Anglishte e rrjedhshme
- Vetë-përmirësim i vazhdueshëm profesional
- Vëmendje ndaj hollësirave
- Krijimtari

Kërkohen aftësi të mira teknike mbi:
- PHP, SQL, Apache

Njohuri bazë:
- JavaScript, HTML, CSS

Kandidati ideal është në gjendje të planifikojë dhe realizojë me hollësi dhe cilësi projekte të vogla/mesme.
Në detyra do përfshihen gjëra si krijimi i skemës së databazës, organizimi modular i kodit dhe ndërveprimi
me serverin - gjithashtu pritet të shkruajë kod të pastër dhe të mirëorganizuar.

Ofrojmë kompensim konkurues, mundësi zhvillimi profesional dhe ambient të këndshëm.
Orari i punës: 8:30 - 16:00 (7 orë + 30 min. pushim), e Hënë - e Premte

Adresa: Tiranë, Komuna e Parisit, pranë qendrës "Kristal".

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV, letër motivimi dhe shembull kodi (snippet) në adresën hr@ketri.al

www.ketri.al
 


Apply
Back
Top