• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Bilanc shpk është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, e pranishme në mbi 2000 biznese dhe institucione me programet e saj kompjuterike.
Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe më vendosmeri si programet më cilesore në treg.
Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc shpk fton çdo të interesuar ambicioz, energjik dhe me ide të reja, që të aplikojë në pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Specialist Marketingu


Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kontaktim i klientëve potencialë dhe atyre ekzistues
• Asistencë gjatë fushatave të marketingut që zhvillon kompania
• Asistencë në organizmin e panaireve apo eventeve të ndryshme
• Zbatim të fushatave të konceptuara më parë nga Departamenti përkatës

Kualifikime dhe Kërkesa:

• Diplomë Universitare në Marketing, Manaxhim
• Minimalisht përvojë 6 mujore pune në pozicionin e kërkuar
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze

Aftësi:

• Aftësi në vendim-marrje
• Aftësi komunikuese
• Të jetë plotësisht përgjegjës (e), i/e organizuar dhe i/e pavarur
• Të ketë aftësi analitike

Kompania ofron:

• Trajnim të plotë
• Pagesë të kënaqshme
• Vlerësim në bazë të performancës
• Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt "Aplikim për pozicionin Specialist Marketingu”, në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 31 Maj 2019.

Aplikimi duhet të përmbajë

• CV-në e kandidatit

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Cel. : +355 44 500 222
 


Apply WhatsApp
Back
Top