• Tirane, ofroj vend pune Specialist Komunikimi

Magnum Opus Group (MOG) njofton se ka shpallur Mundësinë e Punësimit nëpërmjet zhvillimit të “Internship-it” në fushën e “Komunikimit”.

Pozicioni i punës së Specialistit të Komunimit konsiston në ekzekutimin e proceseve të punës që lidhen me planifikimin, zhvillimin, zbatimin e strategjive të komunikimit dhe ngritjen e rrjeteve të informimit. Ai është përgjegjës për ngritjen e strukturës dhe procedurave të komunikimit për të mundësuar informimin, raportimin dhe ndërveprimin midis aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë.

Kualifikimet që kërkohen:

  • Edukimi: Të ketë kryer apo të jetë në përfundim të studimeve universitare, niveli master në fushat e studimit për marrëdhënie me publikun, komunikimin ose fusha të tjera të ngjashme.
  • Gjuhë e huaj: Anglisht (shkëlqyeshëm).
  • Trajnime: Preferohet të ketë trajnime dhe kualifikime në fushën e komunikimit, manaxhimit të aktorëve, marrëdhënieve me publikun, etj.
  • Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office.
  • Eksperiencë punë: Preferohen kandidatet me eksperiencë/praktika pune në pozicionin përkatës.

Procedura e aplikimit: Për t’u bërë pjesë e procesit përzgjedhës, të interesuarit duhet të dërgojnë CV në adresën: [B]pune@mog.al[/B]

Aplikoni deri më 25 Nëntor 2018!
 


Apply
Back
Top