• Has, ofroj vend pune Menaxher Finance

NJOFTIM PUNE

Profili i Kompanise:

Vllahen Mining shpk eshte shoqeri e zoteruar nga Balfin Group dhe Ekin Maden Ticaret Ve Sanayi e cila operon ne sektorin minerar, zoteruese e lejes minerare per shfrytezimin e Minieres se Kromit Vllahen, Bashkia, Has, Qarku Kukes.

Pozicioni i punës: Menaxher/e Finance
Vendndodhja: Zyrat qendrore Vllahen Mining në Tiranë

Përshkrimi: Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit Ekzekutiv te Shoqerise, Menaxheri i Finances është përgjegjës për menaxhimin e të gjithe askpekteve financiare, kontabel dhe fiskale te operacioneve te kompanisë. Menaxheri i Finances siguron udhëheqje dhe koordinim në planifikimin e bzinesit dhe ate financiar të shoqerise.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Menaxhon, kontrollon dhe regjistron të gjithë kontabilitetin, duke siguruar performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit dhe të dhënave të besueshme të kontabilitetit;
2. Ngritja dhe menaxhimi i kontabilitetit të projekteve për projekte të ndryshme dhe vende të ndryshme të veprimtarisë;
3. Pergatitja e pasqyrave financiare, raporteve financiare, analizave të veçanta dhe raporteve informative;
4. Koordinon ndryshimet dhe sugjeron përmirësime në sistemet e automatizuara të kontabilitetit dhe menaxhimit të informacionit të kompanisë;
5. Mbikëqyr miratimin e të ardhurave, shpenzimeve, buxheteve të departamenteve etj.
6. Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet për të ndihmuar vendimarrjen.
7.Siguron pajtueshmërinë me SNRF, kërkesat e raportimit të tatimeve dhe grupeve;
8. Siguron që sistemet e të dhënave të mbahen në përputhje me standardet e auditimit të pranuara përgjithësisht;
9. Ndihmon dhe vepron si ndërlidhës për proceset e auditimit të jashtëm dhe auditimet tatimore;
10. Ndjek të gjitha çështjet tatimore, koordinon me departamentin ligjor për rastet e lidhura me tatimet;
11. Detyra të tjera të caktuara;

Kualifikimet dhe aftësitë:

Edukimi:
Diplomë universitare ne finance/kontabilitet, një diplomë Master (p.sh. MBA) do të perbente avantazh;
Aftësitë gjuhësore: Njohuri te gjuhes angleze (të shkruar dhe të folur). Njohja e çdo gjuhe tjetër do të ishte një avantazh;

Përvoja e punës:
Minimum 5 vjet përvojë në finance/kontabilitet.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në, leter prezantuese dhe kopje te certifkikatave te kualifikimit tuaj para: 02.10.2018:
Me e-mail: g.tola@vllahenmining.al
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Vllahen Mining shpk, Rr.Dervish Hima, Pall. Ambasador 3, Kati 1, Ap.3, Tirane

* Të gjithe aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit nr. 9887, të përcaktuar nga Parlamenti Shqiptar për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top