• Has, ofroj vend pune Administrator Miniera e Kromit Vllahen - Drejtues Teknik

NJOFTIM PUNE


Profili i Kompanise:

Vllahen Mining shpk eshte shoqeri e zoteruar nga Balfin Group dhe Ekin Maden Ticaret Ve Sanayi e cila operon ne sektorin minerar, zoteruese e lejes minerare per shfrytezimin e Minieres se Kromit Vllahen, Bashkia, Has, Qarku Kukes.

Pozicioni: Administrator Lokal /Drejtues teknik
Vendodhja: Miniera e Kromit Vlahen, Vlahen, Bashkia Has, Qarku Kukes.
Përshkrimi: Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit Ekzekutiv te Shoqerise, Administratori lokal/drejtuesi teknik eshte pergjegjes per organizimin dhe drejtimin teknik te veprimtarise minerare per minieren e kromit Vlahen.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Organizon veprimtarine e minieres ne perputhje me projektin e zhvillimit te veprimtarise minerare objektivat e shoqerise dhe planet afat shkurtera dhe afat gjata te miratuara ;
2. Harton programin vjetor te zhvillimit te veprimtarise minerare ne perputhje me kushtet tekniko-minerare dhe projektin e zhvillimit te saj
3. Organizon drejtimin e veprimtarise teknike e teknologjike te minieres ne perputhje me projektin dhe programet vjetore te zhvillimit te veprimtarise minerare;
4. Harton procedurat e punes se Minierës, planet e prodhimit, strukturen e fuqise punetore, planifikimin e bazes materiale dhe makineri paisjeve, transportit, rritjes së cilësisë dhe përgatitjes së buxheteve perkatese;
5. Eshte pergjegjes per zbatimin e Rregullores se Teknikes se Sigurimit ne Miniera dhe Karriera dhe rregulloreve apo akteve te tjera ligjiore dhe nenligjore sipas legjislacionit minerar;
6. Organizon dhe drejton punen per pergatitjen dhe ngritjen e kualifikimit te punonjesve.
7. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i shoqerise;

Kualifikimet dhe aftësitë:
Edukimi:
Diplomë Universitare per Inxhinieri Miniere; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Leje profesionale: Te jete i pajisur me leje profesionale kategoria B.8. Drejtues teknik per veprimtarine minerare te shfrytezimit te mineraleve:

Eksperiencë Pune:

Eksperience pune si Drejtues teknik jo më pak se 5 vjet;

Aftësi te tjera:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, përfshirë aftësite për planifikimin e punës dhe vendosjen e prioriteteve te ndryshme ;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet teknike te minieres;
• Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Teknikës se Sigurimit (Miniera);
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativa;

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në, leter prezantuese dhe kopje te certifkikatave te kualifikimit tuaj para: 02.10.2018:
Me e-mail: g.tola@vllahenmining.al
Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
Vllahen Mining shpk, Rr.Dervish Hima, Pall. Ambasador 3, Kati 1, Ap.3, Tirane

* Të gjithe aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit nr. 9887, të përcaktuar nga Parlamenti Shqiptar për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top