• Tirane, ofroj vend pune Merchandiser

Pozicioni: Merchandiser (Femer)
Departamenti i Shitjeve

“E.T” sh.p.k, nje nga kompanite e para te distribucionit ne Shqiperi ne fushen e tregtimit te produkteve te konsumit te shpejte (FMCG).
Ne E.T jemi te angazhuar ne rritjen e biznesit tone, forces dhe modernizimit te kompanise, zhvillimin e stafit tone duke permiresuar dhe rritur aftesite profesionale, per te vendosur njerezit e duhur ne vendin e duhur te punes.
E.T po kerkon nje kandidat te duhur per te permbushur nevojat ne pozicionin e punes: Merchandiser.
Detyrat Kryesore:
Sistemon produktetsipas standardeve te vendosura nga kompania;
Ndjek me rigorozitet standartin FiFo per qarkullimin e skadencave te produkteve;
Implementon pozicionimin sa me te mire te produkteve ne baze te standardeve te percaktuara.
Miremban ekspozimin e produkteve ne rafte ne perputhje me standardet e kompanise.
Kontrollon ekspozitoret dhe materialet e tjera ekspozuese te kompanise per standartin e produkteve te vendosura ne to, ekspozimin, cmimin, pasterine etj.
Kontrollon nivelin e stokut ne pikat e shitjes dhe informon eproret per mungesat e verejtura.
Krijon dhe miremban kontakte profesionale me bashkepunetor, klient dhe konsumatore.
Ndihmon ne realizimin e promovimeve te produkteve.
Shperndan materialet e ndryshme te Marketingut (POS)
Ruan dhe nis paraprakisht negocimin fillestar me kliente per pozita me te mira te pozicionimit te produkteve apo materialeve POS si dhe per prezence me te madhe (nesasi) te produkteve ne raftet perkatese, palete apo ekspozitore si dhe jep sygjerime tek eproret.
Raporton mbi gjendjen, prezencen dhe pozicionimin e produkteve
Raporton ne baza te rregullta mbi nivelin dhe levizjet e konkurences ne pika te shitjes
Raporton per problemet ne pikat e shitjes, levizjet e konkurrences, standartin FiFo, mungesat e mallit dhe çdo informacion tjeter per pikat e shitjes.
Detyra tjera te percaktuara nga mbikqyresi i tij/saj qe nderlidhen me punen.

Kualifikime/ Kerkesa:
Eksperienca e meparshme ne Shitje, Merchandising ose Marredhenie me Klientin perben avantazh;
Mosha mbi 18 vjec;
Te kete aftesi shume te mira komunikuese;
Te jete e afte te punoje ne grup dhe individualisht;

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale

Ofrohet pagese sipas nivelit te tregut dhe eksperiences se meparshme!
Shenime:
· Te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilin aplikojne, ne adresen e email: sales@taniskidis.com
· Ju kujtojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.

Cel. : +355682007857
 


Apply WhatsApp
Back
Top