• Tirane, ofroj vend pune Marketing Manager

Qëllimi i pozicionit:
Pergatitja, implementimi dhe monitorimi i iniciativate te Marketingut ne kuader te aktiviteteve komerciale te Kadiu Group (Kadiu sha, Jurrei dhe Tendence 3A).
Detyrat:
1. Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve
te kompanise;
2. Koordinimi dhe mbajtja e korrespondences me partneret tane ne lidhje me direktivat e marketingut per brande te caktuara;
3. Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut;
4. Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administrates për planifikimin dhe implementimin e ofertave;
5. Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar te kompanise dhe shnderrimi i tij ne nje instrument efikas prezantimi dhe shitjeje;
6. Menaxhimi dhe monitorimi i perdorimit te mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
7. Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut;
8. Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë;
9. Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale;
10. Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse;
11. Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise;
12. Detyra te tjera sipas kerkeses se eprorit.

Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë kryer studimet e larta, preferohet në Marketing/Menaxhim Biznesi.
• Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në Marketing ose shitje.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
• Të zotërojë patentë të klasit B.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e e-mailit: hr@kadiu.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top