• Tirane, ofroj vend pune Gazetare

Qendra “Eduaktiv” hap vend të lirë pune për pozicionin e Gazetares.
Mbi kompaninë
Eduaktiv është një platformë e cila ofron mbështetje të aktiviteteve arsimore dhe edukuese. Si i tillë, Eduaktiv është partner udhëheqës në çdo zgjedhje të bërë përgjatë gjithë niveleve të arsimit. Bazuar në aksesimin e informacionit publik, përdoruesit e platformës mund të krahasojnë, vlerësojnë, shpërndajnë dhe marrin feedback në lidhje me aktorët, programet dhe institucionet e sistemit arsimor në Shqipëri.
Detyrat

  • Realizimi i video intervistave.
  • Shkrimi i artikujve edukues.
  • Kontaktimi dhe realizimi i takimeve me target grupe të ndryshme në fokus të Eduaktiv, për prezantimin e platformës.
  • Të respektojë afatet e përcaktuara për realizimin e detyrave që caktohen për mbarëvajtjen e platformës.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e Gazetarisë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të menaxhojë punën me stafin dhe target grupet;
  • Të dijë të menaxhojë kohën dhe të prioritarizojë;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një punim personal (shkrim ose video) në adresën e e-mail-it: eduaktiv.al@gmail.com
Afati për të aplikuar: 31.10.2018
 


Apply
Back
Top