• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës Turni

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Përgjegjës Turni

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet e programuara brenda turnit si dhe të sugjerojë ndryshime në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuara të prodhimit në përputhje me proçedurat dhe politikat e CCBS si dhe të standarteve të cilësisë.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Organizon personelin, monitoron aktivitetet e programuara brenda turnit, si dhe koordinohet me sektorët e mirëmbajtjes dhe cilësisë për të siguruar mbarëvajtjen e proçeseve të prodhimit në përputhje të plotë me proçedurat e aprovuara duke garantuar standartet e higjenës dhe GMP, për të siguruar një vend pune të pastër dhe të sigurtë.
  • Siguron në çdo kohë zbatimin me rigorozitet të rregullave të Shëndetit dhe Sigurisë në punë dhe Sigurisë mjedisore nga i gjithë personeli nën varësi.
  • Plotëson dhe dorëzon në kohë të dhënat statistikore të prodhimit, analizon shkaqet dhe mban përgjegjësi për skarcitetet e dala gjatë proçesit.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbëjnë avantazh Degët Inxhinieri ose Shkenca të Natyrës.
  • Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, mundësisht në industri prodhimi pijesh.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe të jetë i aftë për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e MS excel dhe Outlook.
  • Të ketë njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 10 Tetor 2018.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top