• Ofrojme mundesi punesimi, Sherbim Klientele,Gjuhe Gjermanisht

Forcontact Albania si pjesë e grupit Forcontact Europe Kompani Zviceriane e cila operon prej shumë vitesh në tregun Zvicerian, Ndërkombëtar dhe atë Shqiptar ofron mundësi punësimi duke i dhënë përparësi personave dinamikë dhe ambiciozë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale.
Ne ofrojmë shërbimin e klientelës dhe japim mbështetjen për të gjithë konsumatorët të cilët marrin shërbime pranë klientëve që ne kemi marëdhenie bashkëpunimi.

Falë profesionalizmit dhe cilësisë në shërbim të dhënë nga punonjësit tanë bëhet e mundur zhvillimi i biznesit të klientëve dhe zgjidhja e kërkesave të konsumatorëve duke fituar ndër vite besimin si një kompani serioze .

Ne po rekrutojmë kandidatë që zotërojnë gjuhën Gjermanisht për t’u bërë pjese e skuadrës sonë në një prej fushatave tona duke ushtruar pozicionin e Shërbim Klientele.

Kandidati/ja duhet të ketë karakteristikat e mëposhtme:


  • Njohje shumë të mirë të gjuhës Gjermanisht ( komunikim i folur dhe i shkruar )
  • Aftësi të shkëlqyera komunkimi dhe të ketë frymën në grup
  • Njohuri bazë mbi sistemet informatike,(paketa Microsoft Office)
  • Preferohen (por nuk eshte e domosdoshme) persona me pervojë në aktivitetin e Shërbimit të Klientelës
  • Të jetë fleksibël me Oraret e punës


Ofrojmë:



  • Ambient pune dinamik dhe profesional
  • Trajnime mbi kompanitë që asistojmë
  • Pagë konkuruese

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre duke specifikuar gjuhën për të cilën aplikojnë në adresën:
job.tirane@forcontact.com ose të kontaktojnë për informacione të mëtejshme në numrin: +355 696835630.

Për këdo të interesuar e ftojmë në Interviste pranë zyrave tona në adresën: Rruga Abdi Toptani (mbrapa Bashkisë
Tiranë), Godina: Torre Drini, Kati i 9-të, Tiranë

Për më shumë informacione mbi aktivitetin e Kompanisë ju ftojmë të vizitoni faqet zyrtare:
https://www.facebook.com/forcontactalbania/
http://forcontact.com/it/home-2/

Mirëpresim aplikimet tuaja deri në datë 22 Janar, 2019.
Ju urojmë Suksese!


 


Apply WhatsApp
Back
Top