• Tirane, ofroj vend pune "Fasilitues trajnimesh"

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”,
në kuadër të programit ReLoad, kërkon të punësojë: Fasilitues trajnimesh

Rolet dhe përgjegjësitë:

Të organizojë trajnime.
Të kujdesen elementët praktike të takimeve listëprezencën, ftesa, konfirmime etj;
Të bëj fotografi nga trajnimi;
Të mbajë procesverbalin e mbledhjes;
Të kujdeset për kordinimin e pushimin e kafes;
Të sigurojë funksionimin e teknikës gjatë mbledhjes, përfshirë projektorin, kompjuterin, ndriçimin, zërin etj.

Edukimi:

Të ketë mbaruar arsimin e lartë, mundësisht në shkenca sociale ose ekonomike.

Eksperienca:

Të ketë të paktën një vit experiencë pune në shoqerinë civile.
Të jetë i/e komunikueshme, korrekt(e), që respekton afatet, të punojë mirë në grup.
Të jetë i/e artikuluar.
Personat e interesuar të dërgojnë CV-në, letër reference dhe një letër motivimi në adresën: nccs.albania@gmail.com, brenda datës 1 tetor 2018.
 


Apply
Back
Top