• Tirane, ofroj vend pune Intervistues

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”, në kuadër të programit ReLoad, kërkon të punësojë: Intervistues

Rolet dhe përgjegjësitë:

-Të realizojë intervista punësimi me gratë punëkerkuese;
-Të regjistrojë të dhënat e secilës së intervistuar elektronikisht;
-Të mbajë dosje me material të printuara nga intervista (skedën e secilës punëkërkuese, fotokopjen e kartës së identitetit) bashkë me një profil të punësimit të përshtatshëm.

Edukimi :

Të ketë mbaruar universitetin, preferohen degë të shkencave sociale, të ekonomikut.

Eksperienca :

Të ketë të paktën një vit experiencë pune në shoqërinë civile ose në agjensi punësimi.
Të jetë i/e komunikueshme, korrekt(e), që respekton afatet, të punojë mirë në grup.
Të jetë i/e artikuluar.
Personat e interesuar të dergojne CV, një letër reference me kontakte e një punëdhënësi dhe një letër motivimi ne adresen:
nccs.albania@gmail.com, brenda datës 1 tetor 2018
 


Apply
Back
Top