• Tirane, ofroj vend pune Koordinator punësimi për gratë e margjinalizuara

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”, në kuadër të programit ReLoad, kërkon të punësojë: Koordinator punësimi për gratë e margjinalizuara

Rolet dhe përgjegjësitë:

Të ndërmjetësojë për punësimin e grave Rome dhe Egjyptiane, të grave në konflikt me ligjin dhe të grave me aftësi të kufizuara.
Të mbajë një regjistër me të dhënat e grave të marxhinalizuara, punëkërkuese.
Të mbajë një ditar të aktiviteteve të realizuara për punësimin e grave të margjinalizuara.
Të mbajë një regjistër me punëdhënësit e interesuar për punësimin e grave të margjinalizuara.

Edukimi :

Të ketë mbaruar universitetin, preferohen degë të shkencave sociale, të ekonomikut.

Eksperienca:

Të ketë të paktën një vit experiencë pune me grupet në nevojë (me Romët, me personat me aftësi të kufizuar, ose me gratë në konflikt me ligjin).
Të jetë i/e komunikueshm(e), korrekte, që respekton afatet, të punojë mirë në grup.
Të jetë i/e artikuluar.
Personat e interesuar të dërgojne CV, një letër reference me kontakte e një punëdhënësi dhe një letër motivimi në adresën: nccs.albania@gmail.com, brenda datës 1 Tetor 2018.
 


Apply
Back
Top