• Kerkohen Agjente Marketing - Gjermanisht

Klienti ynë është një kompani e huaj, e cila operon në tregun shqiptar me anë të shërbimeve Business Process Outsourcing (BPO).
Expert Lane kërkon në emër të tij, të punësojë Agjentë Marketingu të talentuar, për tu sherbyer klienteve te tij ne gjuhen Gjermane.

Objektivat Kryesorë:


  • Mbikqyrja dhe pjesëmarrja në operacionet e përditshme të qendrës së shërbimit ndaj klientit
  • Menaxhimi i urdhrave të shërbimit, shpërndarja dhe kontrolli i tyre
  • Ofrimi i shërbimit me standartet më të larta të cilësisë dhe profesionalizmit

Kërkesat:


  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Gjermane
  • Aftesi shumë të mira komunikimi verbal dhe te shkruar
  • Kandidatët idealë janë studentë apo të sapo-diplomuar që dëshirojnë të nisin një karrierë profesionale

Nëse ju tërheq puna në një mjedis rinor dhe dinamik, me kushte të mira pune dhe orar fleksibël
ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën jobs@expertlane.al deri në datën 15 Nentor 2018, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.
Të dhënat tuaja do trajtohen me konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top