• ofroj vend pune Pergjegjes Prodhimi &Teknik - Vlore

EPPC Albania, kërkon një Përgjegjës Prodhimi & Teknik për një ndër kompanitë më serioze në vend në prodhimin dhe ambalazhimin e ujit.

Përgjegjësitë kryesore:


  1. Planifikon dhe organizon procesin periodik të prodhimit për të siguruar shpërndarjen në kohë të të gjitha porosive;
  2. Sigurohet për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  3. Zbaton standartet e kontrollit të cilësisë;
  4. Planifikon dhe menaxhon procesin e porosisë dhe blerjes së lëndëve të para
  5. Planifikon dhe organizon riparimin & mirëmbajtjen rutinë të pajisjeve të prodhimit;
  6. Harton programe parandaluese dhe korigjuese të mirëmbajtjes duke u siguruar që makineritë janë gjithë kohën në punë;
  7. Sigurohet që punonjësit punojnë në përputhje me standartet e kompanisë për cilësinë, produktivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë në punë.

Kërkesat kryesore:


  • Diplomë Universitare në Teknologji Ushqimore ose degë të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme në industri lëngjesh ose ushqimore;
  • Person me aftësi të mira komunikuese, drejtuese dhe problem-zgjidhëse;
  • Preferohet të jetë banues/e në Vlorë ose zonat përreth;
  • Leje drejtimi, kategoria B.

Si të aplikoni :

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem dërgoni CV-të tuaja, duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email-it: [COLOR=#0000ff]tianda.nano@eppc.al[/COLOR]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurtë dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top