• Durres, ofroj vend pune Sistemuese Marketi

Shoqëria “SIGI” Sh.p.k., Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë për Rajonin e Durrësit: Sistemuese Marketi (F)



  • Implementon raftimin sa më të mirë të produkteve në bazë të standardeve të përcaktuara;
  • Mirëmban ekspozimin e produketeve në rafte dhe ekspozitore;
  • Kontrollon stokun në pikat e shitjes;
  • Shpërndan materialet e ndryshme të marketingut nëpër subjekte
  • Krijon dhe mirëmban kontakte me klientët dhe sugjeron ide për pozicionimin e produketeve;
  • Raporton mbi gjendjen, prezencën dhe pozicionimin e produkteve
  • Raporton mbi lëvizjet e konkurencës në pika të shitjes;
  • Raporton për problemet në pikat e shitjes, mungesat e mallit dhe çdo informacion tjetër për pikat e shitjes.
  • Bën vizita të rregullta nëpër të gjitha pikat e marketeve sipas rutit javor të përcaktuar nga Supervizori;
  • Përgjegjës për zgjerimin, promovimin e artikujve brenda në dyqan;
  • Kontakton direkt me departmentin e marketingut dhe Supervizorin për rregullimin e vitrinave;


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


  1. Të ketë eksperienca të mëparshme në Shitje ose Marrëdhënie me Klientët, preferohet mbi 2 vite;
  2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  3. Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht;
  4. Të jetë person energjik dhe fleksibël;
  5. Të ketë Diplomë universitare (përparësi në fushën e marketingut);
  6. Aftësi shumë të mira komunikuese, të jetë kreative dhe fleksibilitet në punë;
  7. Të jetë e pajisur me Leje Drejtimi: katageria B.


Të dhënat:
Pozicioni: Sistemuese Marketi (F)
Vendndodhja: Durrës;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30.09.2018

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën [B]o.cela@alkosgroup.al[/B] dhe Cel. : 0697053354

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale".​

paperclip.png
klikoni foton për ta zmadhuar
 


Apply WhatsApp
Back
Top