• Tirane, ofroj vend pune Inventarizues

Profili Korporativ: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM sh.p.k
është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni:_______
Inventarizues

Departmenti:___Operacional
Vendodhja: ____ ACREM-Tiranë

Përshkrimi Pozicionit të Punës
Iventarizuesi është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në perputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë
Ø Përgjigjet për kryerjen dhe komunikimin e inventarve në dyqane.
Ø Përgjigjet për kryerjen dhe komunikimin e invetareve në magazina.
Ø Investigime mbi lëvizjet e produkteve sipas ndryshimeve të gjëndjes nga fiziku dhe sistemi.
Ø Kontrollin e aseteve të kompanisë.
Ø Mbajtja e të dhënave mbi lëvizjen e produkteve në dyqane dhe magazina.
Ø Mbajtja e rekordeve për inventare të kryer në kohë të ndryshme.

Kërkesat e pozicionit të punës:
a. Edukimi: - Shkolla e lartë në profilin ekonomik përben avantazh
b. Eksperiencat e punës: Eksperienca e mëparshme në këtë profil përbën avantazh
c. Kualifikime të tjera:
Ø Njohuri të mira të programeve Finance 5,Navision dhe paketës MS Office.
Ø Të ketë njohuri të mira në gjuhën Angleze;

d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
  • CV të Detajuar;
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
  1. Me e-mail: [COLOR=windowtext][FONT=Calibri][SIZE=3]hr@acrem.al[/SIZE][/FONT][/COLOR]
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e më poshtme:
“QendraTregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit:
deri në dt. 31 Korrik 2020.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top