• Tirane, ofroj vend pune Python (Django) Developer

Kerkuesi:​ ​ Softics Lab
Pozicioni i hapur:​ Python ( Django ) Developer
Vendi i punes:​ Tirana
Tipi:​ Full Time

Përshkrim i shkurtër për kompaninë

Softics Lab është kompania më e re në tregun shqiptar të zhvillimit të softwareve. Softics qëndronpër software dhe analytics, si një binom i domosdoshëm në të ardhmen dixhitale botërore.Bazohemi në gjuhët më të reja të programimit(​ https://softics.ai/#know​ ) për ti dhëne rol dinamik Artificial Intelligence, Machine Learning, Deep Learning dhe Business Intelligence.
Klientët tanë aktual janë kompani Europiane, që besojnë dhe ndajnë të njëjtin objektiv me ne.Aktualisht po punojme per tre projekte:
- Zhvillimin e nje platforme në fushën e investimeve të financës alternative të fuqizuar ngapërdorimi i modeleve AI.
- Ndërtimin dhe përmirësimin e procesit të shitjes së një platforme (me disa kanale shitje) që ka siobjektiv sjelljen në treg të një produkti shumë të vecantë.
- Ndërtimin e modeleve të Machine Learning për raste të caktuara biznesi.

Kualifikimet/Kërkesat:


  • Të ketë përfunduar studimet e larta për Informatikë, Shkenca Kompjuterike ose degë të tjera të ngjashme.
  • Përvojë pune në një mjedis të zhvillimit të softuerit, duke përfshirë të paktën dy vjet përvojë pune me kohë të plotë në zhvillimin e softuerëve.
  • Njohuri në frameworks web (preferohet Python/ Django).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi që lehtësojnë punën në ekip dhe bashkëveprimin me kolegët dhe klientët e brendshëm.
  • Kuptimi shumë i mirë i sistemeve të kontrollit të versioneve dhe mjedisit dhe praktikave të tyre.
  • Aftësi bashkëpunuese me performancë të lartë brenda mjedisit të ekipit.

Vlerësohet:


  • Kuptimi i parimeve të projektimit prapa një sistemi qe zgjerohet(scalable).
  • Njohuri me Docker Compose ose teknologji të tjera bazë.
  • Ndërtimi i softuerëve të pranishëm në Platformën Cloud të Google ose Amazon Web Services.
  • Përvoja me Arkitekturën e Mikro-Shërbimit dhe praktikat e saj më të mira.
  • Dëshira e mirë për të mësuar gjëra të reja.

Ofrojmë:


  • 1. Trajnime të vazhdueshme.
  • 2. Kontratë pune sipas Legjislacionit Shqiptar.
  • 3. Pagë shume te kenaqshme ( Ne varesi te eksperiences) .
  • 4. Një ambient stimulues, rinor dhe dinamik i punës.
  • 5. Bonuse duke u bazuar në përformancën tuaj.
  • 6. Aktivitete të ndryshme argëtuese me Kompaninë.



Ne besojmë që suksesi ynë varet ekskluzivisht nga talenti që i bashkohet ekipit tonë. Eshtë njënga elementet më të rëndesishëm të kompanisë dhe për këtë investojmë dhe nuk lodhemi sëkërkuari më të mirët.


Neëse sheh interes në kompaninë tonë, dhe nëse teknologjitë e reja janë fokusi i karrierës suaj,lutemi të na kontaktoni përmes faqes tonë : ​ https://softics.ai​ ose ne emailin ​ [COLOR=#1155CC][FONT='inherit']hr@softics.ai[/FONT][/COLOR]

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Cel. : +355683115921
 


Apply WhatsApp
Back
Top