• Tirane, ofroj vend pune Prodhim i Produkteve te Brumit

Kompania Teuta, në bashkëpunim me kompaninë lider Lesaffre në prodhimin e Majasë, Miellrave Speciale dhe produkteve për Furra Buke dhe Pasticeri,
në kuadër të zgjerimit të distribucionit hap pozicione të lira për:

Prodhues i produkteve të brumit/FURXHI
Vendi i punës: Kompania Teuta/Tirane


Përgjegjësitë kryesore

Të ndihmojë dhe prodhoje asortimente të brumit,duke gatuar dhe duke pjekur ato.
Puna në këtë nivel konsiston në zonën e përzierjes dhe atë të brumosjes sebashku me pjekjen e produkteve,si prane kompanise ashtu edhe neper kliente te kompanise.
Te jete i gatshem te vizitoje furra e pasticeri te tjera per te demonstruar produktet e gatuara sipas recetes dhe formulave te kompanise.
Të kontrolloje produktin para se ta nxjerrë per ekspozim, në mënyrë të tillë që të eliminohen rastet e nxjerrejs së produkteve jo konform standarteve teknologjike te gatimit.
Të mbajë pastër dhe te invetarizuara veglat e punes.
Të raportojë pranë supervizorit për raste dhe cdo situate qe ka lidhje me mbarevajtjen e punes.
Pastrimi i repartit, që perfshin pastrimin e tavave, të eneve dhe gjitha pajisjeve të miellit, e sidomos të gjitha pajisjeve në zonën e prodhimit.
Të ketë përvojë pune të mëparshme,e të bashkëpunojë me kolegët.
Të gjithë punonjesit e departamentit janë detyruar të mbajnë higjienë të lartë personale dhe higjienë të mirë të vendit të punës.

Njohuri:
Të njohuri shumë të mirë për recetat e përpunimit të produkteve të brumit dhe te dije si te perpunoje recetat .
Të njohë mirë produktet e brumit si buket,simitet,biskotat,byreket dhe keket.
Të njohë shumë mirë repartin e prodhimi dhe perdorimin e pajisjeve.
Të njohë shumë e mirë gjithe procesin e prodhimit të produkteve të brumit duke përfshirë edhe pjekjen e tyre.
Të ketë eksperiencë disa vjeçare ne pune te ngjashme.


Detyra:
Prodhimi i produkteve të brumit në bazë të recetave të përgatitura nga supervizori.
Të njohë shumë mirë procedurat e pjekjes të produkteve të brumit.
Të jete bashkëpunues dhe proaktiv në flukset dhe në ngarkesat e punës.
Të ketë iniciativë dhe te jete profesional per te perballuar punen edhe kur ka ngarkesa te ndryshme.
Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në perputhje me standartet e caktuara prej kompanise.
Të plotesoje dokumentacion ditor te prodhimit sipas kerkesa te sistemit te Autokontrollit(HACCP) dhe patjeter te ushtroje higjene dhe etike te larte ne pune.

Email: hr[B]@teutadurres.com[/B]
Intervistat do të zhvillohen pranë zyrës së Shitjes dhe Marketingut në Tiranë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.




Cel. : 0697079952
 


Apply WhatsApp
Back
Top