• Fier, ofroj vend pune Inxhinier

Koordinator i Stacionit të Kompresorëve
Kërkesa minimale/Bazike
Titulli i kërkuar i studimit: Diplomë Master në inxhinieri në një nga fushat e mëposhtme: mekanike, elektrike apo industriale. Çertifikatat ose kurset e tjera të studimit / trajnimit konsiderohen si plus.
Aftësitë kryesore: Aftësi të mira kompjuterike. Aftësi të shkëlqyera në udhëheqjen dhe menaxhimin e personelit. Aftësi të dëshmuara në drejtimin e mjeteve “all-road”prej përafërsisht 180 CV(kuaj-fuqi) në shtigjet malore me terren të thyer (kjo aftësi do të testohet).
Vlerësohet eksperienca në zyrat e inxhinierisë teknike të fituara veçanërisht në fazat e realizimit të projekteve. Njohja e përgjithshme e obligimeve kryesore të kërkuara në realizimin e një projekti veçanërisht lidhur me lejimin dhe marrëdhëniet me autoritetet. Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, procedurat dhe kuptimin e planeve të mirëmbajtjes.

Kërkesa të tjera: Disponueshmëria për të punuar në çdo lokacion të JV (Qarkut Korçë, Berat dhe Fier) dhe / ose në Stacionin e Kompresorit Fier, duke punuar në udhëtim, në detyrë dhe / ose në ndryshim sipas rregullave të JV-së, pjesëmarrja në trajnime teknike të specializuara (me vlerësime përfundimtare ) ose në vend ose jashtë vendit.
Karakteristikat dhe kapacitetet personale: aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip; aftësi të mira të komunikimit dhe integrimit me bashkëbisedues të ndryshëm dhe aftësi të mira analitike dhe modeluese
Aftësitë gjuhësore
Shqip : e shkruar dhe e folur, gjuha amtare
Anglisht: niveli i preferuar b1, i shkruar dhe i folur (parashihet një trajnim specifik i gjuhës me një test përfundimtar)
Italisht: njohuria bazë e shkruar dhe e folur është një plus
Aktivitetet kryesore
Kandidati do të garantojë përfundimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes lidhur me sistemin e tubacionit TAP, duke siguruar arritjen e KPI-ve (Treguesit Kryesorë të Performancës) kontraktuale në përputhje me të gjitha standardet TAP dhe JV.
Në veçanti, kandidati do të:
Mbështet aktivitetet e operacioneve të stacionit të kompresorëve dhe zbatimin e masave operacionale sipas udhëzimeve të klientit.
Siguron llogaritjen e indekseve që lidhen me çështjen e HSEQ(Health, Safety, Environment, Qyality) dhe performancat e stacioneve të kompresorëve, në përputhje me treguesit e standardeve ndërkombëtare, nëse kërkohet.
Siguron monitorimin e të dhënave operative dhe analizës së dështimit të impianteve dhe stacioneve të kompresorëve.
Mbështet përkufizimin e filozofive dhe kritereve për dizenjimin e impianteve dhe specifikat e
tyre.
Nëse kërkohet, mbështet selinë në menaxhimin e kontratave (p.sh. dhënien e informatave të furnizuesve, nënkontratat e proçesit të autorizimit, kontabilitetin e punës).
Siguron përcaktimin dhe zbatimin (nëse kërkohet) të përmirësimit, modifikimit, investimeve të jashtëzakonshme të mirëmbajtjes.
Siguron përkufizimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve ciklike të mirëmbajtjes dhe mbylljes së planifikuar të pajisjeve.
Siguron menaxhimin e investimeve në lidhje me planet e rishikimit dhe përmirësimet e objekteve, nëse kërkohet.
Siguron aktivitetet e mirëmbajtjes, mbikëqyrjes dhe kontrollit në kushte normale dhe emergjente.
Siguron përmbushjen e të gjitha aktiviteteve që lidhen me planet e mirëmbajtjes kontraktuale të tubacionit / objekteve TAP dhe arritjen e të gjitha KPI-ve(Treguesit Kryesor të Performancës) kontraktuale në përputhje me standardet kontraktuale dhe JV.
Siguron mbështetjen e punëtorëve në aktivitetet e mirëmbajtjes dhe në menaxhimin e ndërhyrjeve në tubacion.
Siguron mbështetjen e punëtorëve në planifikimin dhe caktimin e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe / ose operimit të pajisjeve.
Sipas udhëzimeve të selisë, të sigurohet vlerësimi i rezultateve të mirëmbajtjes dhe zbatimit të veprimeve korrigjuese të përcaktuara sapo të përcaktuara me konsumatorin.
Siguron verifikimin e pajtueshmërisë me kërkesat e HSEQ.
Siguron lejet e punës për menaxhimin kontraktual.
Siguron aktivitetet e menaxhimit fizik të magazinës në përputhje me kontratën TAP / JV.
Siguron dhe ekzekuton shërbimet e thirrjes dhe ndërhyrjeve emergjente duke verifikuar alarmet e mirëmbajtjes dhe programimin e veprimeve korrigjuese.
Siguron monitorimin e disponueshmërisë së materialeve, mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për aktivitetet.
Për më tepër, sipas kërkesës së klientit, në përputhje me kontratën e shërbimit dhe në përputhje me selinë, kandidati do të ofrojë:
Siguron mbështetjen për aktivitetet që lidhen me koncesionet publike ose lejet private.
Siguron përditësimin dhe menaxhimin e bazës së të dhënave.
Siguron përgatitjen / lëshimin e urdhrave të punës dhe kontrolli i punëve të kontabilitetit përkatës.
Siguron aktivitet për menaxhimin e duhur teknik / administrativ të njësisë vendore përkatëse.
Aktivitete Bashkëpunuese
Në përputhje me zyrën qëndrore, kandidati do të:
Arkivojë dokumentacionin e njësisë / proceseve përkatëse.
Koordinon dhe organizon punën e njësive specifike të stafit.
Merr pjesë në vendosjen e buxheteve për njësinë përkatëse.
Kryen aktivitete të kontrollit të brendshëm në lidhje me çështjet e pajtueshmërisë për njësinë përkatëse.
Menaxhimi i shërbimeve të jashtme dhe / ose aktiviteteve administrative lidhur me kontratat sa i përket çështjes.
Në Varësi
Përgjegjësi O&M (Selia JV).
Vendodhja kryesore e punës
Stacioni i kompresorit Fier.
Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në: info@albgaz.al
 


Apply
Back
Top