• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh (Juglindje)

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh (për Tiranën dhe Juglindjen e Shqipërisë) për klientin e saj, kompani lider në botë në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Monitoron tregun, nevojat e klientëve dhe ofertat e konkurrentëve;
  • Kryen aktivitete shitjeje;
  • Bën propozime për modifikimin e politikave të çmimeve dhe politikave të biznesit nëse është e nevojshme për të arritur qëllimet strategjike;
  • Bashkëpunon në projektet e Marketingut të kompanisë (panaire, promovime, etj.);
  • Planifikon, përgatit dhe realizon evente promovuese;
  • Vlerëson tregun dhe raporton në lidhje me zhvillimet dhe ndryshimet e tij;
  • Raporton në mënyrë periodike tek drejtuesi i shitjeve.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të lartë (e preferueshme në degët Inxhinieri/Arkitekturë);
  • Përvojë të mëparshme pune si përfaqësues shitjesh;
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Njohja e gjuhës Angleze përbën avantazh;
  • Të jetë miqësor dhe energjik me fokus shërbimin ndaj klientit.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh (Tiranë dhe Juglindje);
Vendndodhja: Tiranë;
Raporton tek: Menaxheri i shitjeve;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse+makinë);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 12.09.2018


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top