• Tirane, ofroj vend pune Sales Engineer (Big International Company)

EPPC Albania kërkon një Sales Engineer, për klientin e saj, një kompani e madhe Ndërkombëtare, produktet dhe nënproduktet e së cilës, përdoren gjerësisht në sektorin e ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Prezantim teknik dhe promovim i përfitimeve të produkteve dhe shërbimeve tek klientët ekzistues dhe ata potencialë;
  • Ofrim i zgjidhjeve inxhinierike në bazë të nevojave dhe kërkesave të klientëve;
  • Monitorim dhe informim rreth ecurisë së tregut dhe konkurencës;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë;
  • Raportime periodike tek drejtuesit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Inxhinieri/Arkitekturë (e domosdoshme);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze + MS Office;
  • Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Të zotërojë patentë të klasit B dhe gadishmëri për të udhëtuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Sales Engineer;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen:14.09.2018


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top