• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun

Qëllimi i punës:
Vepron si ndërlidhës ndërmjet NOA, klientëve dhe publikut për të arritur suksesin e biznesit. Ndërton dhe ruan marrëdhënie të mira dhe bashkëpunuese me mediat, konsumatorët, qeverinë, komunitetet lokale dhe grupe të tjera të interesit. Koordinon planifikimin mediatik në mënyrë që të sigurohet që reklamimi të fokusohet në kanalin më të mirë për të arritur planin e biznesit të NOA-s.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Përgjegës për përcaktimin dhe aktivizimin e kanaleve të komunikimit sipas nevojave të projektit/produktit/segmentit për mbështetjen e marketingut dhe transformimin e informacioneve në pika veprimi;
  2. Përgjegjës për manaxhimin e marrëdhënieve me agjencitë publicitare dhe siguron se fushatat aktivizohen në mënyrë efektive dhe në kanalin e duhur;
  3. Përgatit raporte për mediat; administron faqen e internetit; përgatit buletinin e brendshëm;
  4. Mirëmban dhe administron në tërësi faqen e internetit të kompanisë;
  5. Përmbledh dhe përpunon informacionin e marrë nga departamentet e tjera dhe i transformon ato në artikuj për përgatitjen e buletinit;
  6. Përgjegjës për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm;
  7. Monitoron dhe analizon negociimin e çmimeve dhe vendosjen e reklamave në bashkëpunim me Drejtorin e Departamentit;
  8. Përmbledh dhe analizon prezencën mediatike dhe aktivitetin kreativ të konkurrencës;
  9. Manaxhon kërkesat e publikut, shtypit dhe institucioneve të ngjashme;
  10. Krijon përmbajtje për platformat mediatike online dhe ato sociale dhe ndihmon me dhënien e përgjigjeve në bisedat online, duke siguruar që çështjet kritike trajtohen në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.


Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë Universitare e preferueshme në Marketing, Marrëdhënie me Publikun, Administrim Biznes ose fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë e preferueshme 3 vjet në Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun, media sociale, komunikim;
  3. Aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve;
  4. Aftësi shumë të mira në shkrimin akademik në gjuhën e biznesit;
  5. Shumë kreativ, me iniciativë dhe aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur;
  6. Kuptim shumë i mirë i teknikave të komunikimit tradicional dhe bashkëkohor, duke përfshirë teknika për angazhimin e audiencave në platforma sociale dhe ato online;
  7. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi;
  8. Aftësi për të frymëzuar dhe bashkëvepruar gjatë punëve në grup;
  9. Aftësi organizative dhe të manaxhimit të kohës shumë të mira;
  10. Kuptim shumë i mirë se si vepron modeli i biznesit në përgjithësi dhe mjedisit të një institucionit financiar;
  11. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi në anglisht.



Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 13 Shtator 2018.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top