• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJESH

Me rastin e zgjerimit te kompanis, Eco Hydrogen Al servis i specializuar per reduktimin e tymrave te automjeteve, kerkon te punesoje:
- 2 MENAXHER SHITJESH

Menaxher i shitjeve duhet te kete aftesi te forta shitese dhe te kete njohuri shume te mira per makinat. Perfaqesuesi i shitjeve duhet te jete nje menaxhues shume i mire i kohes duke vizituar kompani dhe individe me qellimin e sigurimit te klienteve te rinj, si dhe mirembajtjen e marredhenieve me klientet ekzistues duke vepruar si ndermjetes midis kompanise dhe klientit. Perfaqesuesi i shitjeve duhet te perdore nje shumellojshmeri metodash per te kryer nje shitje,duke perfshire paraqitjen e broshurave,duke ofruar informacion per cdo zbritje apo oferte te disponueshme dhe duke ju pergjigjur pyetjeve mbi produktet apo sherbimet qe ofrohen.
Detyrat/Pergjegjesite:

  • Realizimi I objektivave te vendosura nga kompania ; shitje sipas sasise, kodeve dhe vleres financiare.
  • Njohja shume e mire e tregut dhe shfrytezimi optimal i mundesive qe ofron ky treg. Ndjekja e ecurise se kompanive dhe produkteve konkurrente.
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marredhenieve te mira me klientet, distributoret dhe aktoret e tjere ne treg. Keshillimi dhe gjetja e zgjidhjeve per klientet.
  • Njohje shume e mire e skuadres se shitjeve dhe pozicionimi i çdo anetari atje ku mund te jape maksimumin. Pjesemarrja aktive ne procesin e rekrutimit dhe te perzgjedhjes se anetareve te skuadres se tij.
  • Kujdesi per brandin, imazhin dhe per asetet e kompanise. Perkrahja dhe nxitja e shitjes per produktet e reja dhe zbatimi i standardeve merchandising.
  • Shtimi i panderprere i njohurive dhe aftesive personale e profesionale. Kujdesi per ndarjen e njohurive me pjesetaret e skuadres. Kujdesi per rritjen dhe zhvillimin e anetareve te skuadres.
  • Raportimi i rregullt mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania.
  • Kujdesi dhe mbeshtetja per çdo aktivitet te organizuar nga kompania ne te gjithe territorin e Shqiperise.
  • Gatishmeri per te kryer cdo detyre tjeter qe i kerkohet nga kompania.
  • Ben avantazh nese ka punuar ne nje servis makinash apo pjese kembimi.
  • Te kete leje drejtimi.


Edukimi/ Pervoja profesionale:
- Arsimimi: Te kene mbaruar arsimin e mesem profesional ose arsimi i larte.
- Pervojat profesionale: Te pakten 1 vjet eksperienc te ngjashme
- Mosha: Preferohet mosha deri ne 25 - 40 vjec.
Aftesi te tjera:
- Aftesi te mira komunikuese dhe pune ne grup.
Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e
e-mailit: [B]info@ecohydrogen.al[/B]
Tel/ Cel: +355693040020

1.jpg

Cel. : 0693040020
 


Apply WhatsApp
Back
Top