• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketing

Profili ikompanisë:
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Balfin Real Estate është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen e pasurive të paluajtshme.

Pozicioni: Drejtor Marketing
Departamenti:Marketing
Vendndodhja:Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Drejtori i Marketinguti pasurive të patundshme është përgjegjës për krijimin, promovimin dhe mirëmbajtjen e markës së kompanisë dhe projekteve per të sjell rritjen e biznesit. Ai/ajo është në ngarkim për zhvillimin e strategjive dhe ekzekutimin e taktikave që komunikojnë mesazhin e markës së kompanisë në bashkëpunimi me agjentët, anëtarë të shtypit për të krijuar një profil të lartë te biznesit.

Detyra dhe Përgjegjësi :

·Hartimi dhe i mplementimi i strategjisë përgjithshme të marketingut për projektet dhe kompaninë Balfin Real Estate përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompaniduke e detajuar në plane I cili detajon aktivitetitrkojme objektivat e miratuara të kompani;
·Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor marketingut;
·Organizimi i departamentit marketing dhe përkujdesja për zhvillimin e stafit, propozon trajnimet e nevojshme për ta.
·Bashkëpunim me departamentin e shitjeve për vendosjen e politikave dhe strategjive të çmimit;
  • Mbikëqyr të gjitha komunikimet, marrëdhëniet me publikun dhe aktivitetet promocionale pjese e strategjisë së marketingut.
  • Përfaqësimi i kompanisë në evente (panaire, workshop, etj.)dhe media të ndryshme.
  • Koordinimi i mbulimit mediatik dhe dixhital të kompanisë.
·Përgatit analiza të tregut, trendeve të real estate, të konkurrencës, të çmimeve, të kënaqësiklientit, të elementeve publicitare dhe ja prezanton ato menaxhimit të kompanisë.
·Zhvillimi dhe përmirësimi i njohjes së Brand-it (brandawareness).
·Menaxhimi i marrëdhënieve me agjencitë e reklamave dhe palët e treta.
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme.
  • Organizimi i aktiviteteve sezonale afat shkurtra për të rritur shitjet sipas planit dhe kërkesave të paraqitura nga departamenti i shitjes.
·Drejton dhe koordinon aktivitetet e marketingut dhe politikat r të promovuar produktin dhe shërbimet e kompani, në bashkëpunim me agjencitë e reklamimit dhe promocionit;
·Supervizionon zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e faqes web të kompanisë.
·Bashkëveprimi me PR e Grupit për të njësuar politika që promovojnë vlerat e kompanisë në Grup dhe më tej.
·Përgatit KPI e stafit, suporton në arritjen e tyre dhe ndjek të gjithë procesin e vlerësimit të perfomances për stafin në vartësi.

Kualifikime dhe aftësi:

·Diplomë universitare në Marketing (diplome Masteri MBA përbën përparësi)
·Minimumi 10 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
·Të ketë eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe fushatave të marketingut mix
·Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të stafit
·Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet
·Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të larta menaxhimi
·Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e dhe të ndërmarrë iniciativa
·Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze
·
Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike.

Kushte e punës: Balfin Real Estate ofron paketë shumë të mirë kompensimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyrenë adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]hr@balfinrealestate.al[/COLOR][/SIZE][/FONT]me subjekt BRE_0618.

Afati i dorëzimit: 18/09/2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipasligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top