• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Produkti

NOVA është kompania lider në tregun shqiptar në fushën e produkteve profesionale arredimi për aktivitete si bare, restorante, hotele, zyra, se fundmi dhe shtëpi. NOVA është duke kërkuar Menaxher Produkti si më poshte:

Menaxher Produkti

•Menaxhimin ditë pas dite i produkteve
•Kërkimi i furnitorëve dhe produkteve të reja bazuar në kategoritë e targetura .
•Negocimi me furnitoret për çmimet, disponueshmërinë, specifikat e produkteve duke shfrytezuar maksimalisht njohuritë e tregut dhe marrëdheniet me furnitorët.
•Përpilimi i analizave të konkurrencës për të percaktuar çmimin më të mirë të mundshëm.
•Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me furnitorët.
•Përpilimi i raporteve mbi ecurinë e produkteve.



Kerkesat

•Eksperiencë e mëparshme në shitje ose prokurime.
•I aftë të punojë në mënyrë eficente dhe bashkëpunues me koleget.
•Aftësi të shkëlqyera shkrimi në shqip dhe anglisht.
•Diplomë universitare në profilin ekonomik ose degë të lidhura me të.
•Njohuri shumë të mira kompjuterike (paketa office)


Nëse jeni të interesuar, ju ftojmë të aplikoni në këtë dritare punësimi, ose mund të dërgoni CV tuaj+FOTO, Letër interesimi dhe Referenca ne hr@novacontract.al
 


Apply
Back
Top