• Shqiperi, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh B2B (Veri)

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh B2B (për Veriun e Shqipërisë) për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në treg në fushën e shpërndarjes me shumicë të veglave të punës, si dhe aksesorët e ndryshëm që lidhen me to.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Analizon nevojat e klientëve dhe bashkëpunon me ta për zgjidhjen e nevojave te tyre;
  • Merr porositë tek klientët ekzistues dhe i informon për produktet që kompania ofron;
  • Viziton pikat e shitjes të zonës që mbulon sipas programit ditor;
  • Prezanton në menyrë profesionale markat që kompania tregton;
  • Mirëmban klientët ekzistues dhe është në menyrë të vazhdueshme në kërkim të klientëve të rinj;
  • Respekton çmimet e vendosura nga kompania;
  • Përgatit planin ditor dhe raporton tek supervizori i tij;
  • Përgatit analiza mujore për shitjet mujore duke u bazuar në target-in e tij.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsim të mesëm (diploma universitare përbën avantazh);
  • Eksperienca e ngjashme së paku 2 vite, përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë njohuri të mira të programit Office;
  • Përbën avantazh njohuria në përdorimin e programeve financiare.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues Shitjesh B2B (Veri);
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 48 orë;
Raporton tek: Menaxheri i shitjeve;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse+makinë);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 12.09.2018

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top