• Tirane, kerkohet Manaxher Shitjesh

MI FARMA shpk nje nder shoqerite me te zhvilluara ne tregun farmaceutik shqiptar te distribucionit te medikamenteve .
Aktiviteti I saj eshte I perqendruar ne shitje me shumice e pakice, import-eksport te produkteve farmaceutike humane dhe veterinare, te pajisjeve mjekesore, kozmetike, te produkteve ushqimore humane e veterinare te perdorimit te gjere, krijimi dhe shfrytezimi i klinikave mjeksore si edhe botimi I materialeve te ndryshme mjeksore etj.

IMI FARMA shpk ne kuader te zhvillimit te stafit te saj me profesionist te kualifikuar, kerkon Menaxher Shitjesh

Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës në zonën që mbulon. Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Udhëheq, organizon dhe kontrollon strukturat vartëse dhe bashkëpunon me ta për realizimin e objektivave të shitjes. Është përgjegjës për menaxhimin e marrdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre.

Detyrat

 Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
 Përgjegjës për planinifikimin, drejtimin, organizimin dhe monitorimin e ekipit të shitjes;
 Implementon në mënyrë të sukseshme strategjinë e shitjes;
 Monitoron ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
 Harton grafikun e punës për të gjithë strukturat vartëse;
 Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
 Të mbështesë dhe të orientoj stafin gjatë përmbyshjes së detyrave të tyre ditore;
 Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientë dhe zgjerimi i portofolit;
 Njohje shumë e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
 Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
 Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Drejtori i Përgjithshëm.

Kualifikimet

 Të ketë përfunduar studimet e larta;
 Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
 Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
 Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze
 Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
 Te kete kualifikim te përshtatshëm me pozicionin;
 Te jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
 Të zotërojë leje drejtimi.

CV te dergohen brenda dt 25.08.2018 ne adrese gridibozdo@imifarma.com
 


Apply
Back
Top