• Tirane, ofroj vend pune Drejtues i Pergjithshem i Magazines Qendrore

billa_cover.jpg

Drejtues i Pergjithshem i Magazines Qendrore

Billa & Co Shpk, nje kompani dinamike, me rritje vit pas viti ne fushen e tregtimit te pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve te tjera te ndertimit,
kerkon te punesoje nje Drejtues i Pergjithshem i Magazines Qendrore.

Pershkrimi i vendit te punes:


  • Administron magazinën në përputhje me rregullat e vendosuar nga kompania;
  • Koordinon punën midis magazinës qëndrore dhe departamenteve të tjera të kompanisë;
  • Organizon, drejton dhe motivon punonjesit e magazines;
  • Mbikqyr praninë e produkteve, magazinimin, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e ambjenteve dhe pajisjeve në magazinë;
  • Menaxhon gjithë procesin e lëvizjes së produkteve Hyrje dhe Dalje nga magazina.
  • Koordinon shume mire rradhën dhe kohën e ngarkesave me Menaxherët e Shitjeve, Pergjegjesin e Magazinës dhe mjetet e transportit të kompanisë dhe paleve të treta.
  • Planifikon dhe shfrytëzon me eficencë hapsirat e magazinës; Kontrollon sasine dhe cilesinë e produktit që hynë dhe del nga magazina;
  • Përgjegjës kryesor për optimizimin e kohës së ngarkesave dhe minimizimin e kostove të transportit;
  • Për çdo problem, shërbim ose difekt koordinon me personin përgjegjës të mirëmbajtjes teknike të mjeteve;
  • Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
  • Kryen raportime periodike mbi ecurinë dhe problematikat e punës.

Kriteret e pranimit:


  • Të ketë përfunduar arsimin e larte me profil menaxhimi;
  • Të ketë eksperiencë pune në Logjistikë;
  • Të ketë aftesi drejtuese dhe organizative;
  • Të jetë i komunikueshem;
  • Të jetë i aftë të drejtojë dhe të motivojë punonjësit e tjerë të magazinës;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura;
  • Të jetë i aftë të punoje në grup

Ju ofrojme:
1. Një mjedis pune stimulues.
2. Një punë me përgjegjësi të madhe.
3. Perspektive afatgjate.
4. Një pakete interesante pagese.

Ne ofrojmë një trajnim të plotë gjate te cilit do të njiheni me politikat tona te menaxhimit dhe departamentet perkatese.

Kontakt:
Billa & Co shpk,
Autostrada Tirane-Durres, km.7.
Te interesuarit te dergojne CV-ne me fotografi ne adresen e e-mailit: hr@billa.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top