• Kontabilist/e ,"Kantina DUKA"!

Shoqeria "Kantina Duka" per nevojat e saj shpall vendin vakant per Kontabilist/e:

Misioni:


Menaxhon cështjet e ditëpërditshme të Departamentit të Financës. Harton raportet financiare mujore sipas afateve. Dizenjon dhe ekzekuton procese dhe procedura financiare efektive për të siguruar kontroll financiar përfshi zhvillimin dhe automatizimin e sistemeve të administrimit finanicar.

Përgjegjësitë Kryesore:


1. Harton raportet financiare mujore me saktësi dhe brenda afateve.
2. Harton raporte statistikore për drejtuesit e Shoqërisë në lidhje me aktivitetet kryesore tregëtare dhe fushat e tjera të veprimtarisë së Shoqërisë që kërkojnë mbikqyrje të vazhdueshme.
3. Sigurohet që procesi regjistrimit dhe raportimit të transaksioneve financiare të, jetë i shpejtë dhe efektiv dhe të shmangen gabimet.
4. Mbikqyr llogaritë e Shoqërisë, rakordon, heton transaksione të pazakonshme, dhe i përgatit për rishikim nga Administratori.
5. Sigurohet që transaksionet e pagave regjistrohen rregullisht.
6. Mirëmban regjistrat tatimorë, sigurohet që transaksionet regjistrohen dhe raportohen rregullisht sipas ligjit tatimor. në
7. Vlerëson dhe bën sugjerime në lidhje me automatizimin e proceseve dhe sistemeve brenda departamentit të financës, duke bashkëpunuar me Administratorin për të modernizuar dhe përmirësuar funksionet.
8. Propozon ndryshime në procedurat, politikat kontabël dhe financiare për të siguruar eficensë.
9. Harton Buxhetin Vjetor dhe planifikime financiare afatgjata, duke respektuar afatet dhe duke u përfshirë në procesin e raportimit ndaj pronarëve dhe palëve të lidhura.

Kërkesat e Pozicionit:


  • Diplomë Universitare në Financë dhe Kontabilitet ose fusha të lidhura me to.
  • Përvojë në operacionet dhe proceset e Departamentit të Financës,
ku përfshihen Kontabiliteti Financiar dhe kontrolli.
  • Përvojë në drejtimin e personelit.
  • Përvojë me sistemet e administrimit të informacionit financiar.
  • Njohuri të thella praktike të kontabilitetit .
  • Njohuri kompjuterike.

  • Arsim Universitar (Finance )
  • Eksperience pune 1-3 Vjeçare ne pozicione te ngjashme;
  • I certifikuar sipas kerkesave profesionale te postit;

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:
[FONT=Arial][B]info@ecomarket-al.com[/B][/FONT]
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.


 


Apply
Back
Top