• Tirane, ofroj vend pune Financiere

Kompania "Eurogjici Security" shpk per nevojat e sa kerkon te punesoje Financier/e

DETYRAT


  1. Të nxjeri dhe te zbatoje ligjet, VKM-të, udhëzimet, urdhërat e organeve publike, që kanë të bëjnë direkt me tatimet, sigurimet shoqërore e shëndetësore, inspektoriatin e punes, bankat si dhe çdo gjë tjetër qe ka te beje me natyren e detyrave dhe profesionit te finances;
  2. Ndjek kontabilitetin e veprimtarisë së shoqërisë në zbatim të ligjit mbi kontabilitetin dhe standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit;
  3. Të kontabilizojë faturat e shitjes dhe të ndjeki arkëtimin e tyre në zbatim të kontratave të lidhura me palë të treta;
  4. Të ndjekë dhe të zbatojë nënkontratat me nënkontraktorët në bashkëpunim me degën teknike;
  5. Te ndjeke afatet dhe te hartoje shkresen per clirimin e garancive te ndryshme per kontratat dhe nenkontratat;
  6. Të regjistrojë dhe deklarojë faturat e blerjeve me TVSH brenda afateve ligjore, si dhe të sigurohet që ato janë të vlefshme dhe jo fiktive;
  7. Të mbajë kontabilitetin e çdo shpenzimi të kryer për zhvillimin e aktivitetit;
  8. Të përpilojë e deklarojë listpagesat e punonjësve dhe të kryejë pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe tatimin mbi të ardhurat brenda afateve ligjore;
  9. Të ndjekë dhe të deklarojë largimet dhe marrjen në punë të punonjësve të rinj në sistemin elektronik të tatim-taksave dhe pranë zyrës së punës brenda afateve ligjore;
  10. Të plotësojë saktësisht dhe të deklarojë librat e shitjes dhe librat e blerjes të shoqërisë;
  11. Të hartojë dhe të dorëzojë evidencat përkatëse të kërkuara nga Zyra e Punës sipas afateve të kërkuara nga ligji;
  12. Eshte pergjegjes per dorzimin e deklarimeve, kontratave prane zyres se punes, sigurimeve etj;
  13. Mban pergjegjesi financiare dhe ligjore ne rast se pagon nje punonjes i cili nuk eshte i deklaruar ne organet perkatese apo qe nuk eshte i paisur me kontrate pune, raport mjeko-ligjor dhe/ose cdo dokument tjeter qe duhet te disponoje nje punonjes;
  14. Mban pergjegjesi financiare dhe ligjore per cdo penalitet ne dem te punedhenesit, kur kjo eshte shkaktuar nga veprimet apo mosveprimet e financierit;
  15. Të hartojë dhe të raportojë bilance periodike për performancën financiare të shoqërisë, me kërkese të titullarit të shoqërisë;
  16. Të hartojë analiza të veçanta parashikuese për shpenzimet e shoqërisë si dhe zgjidhjet financiare më të mira për uljen e kostove me qëllim rritjen e efektivitetit të shoqërisë;
  17. Të ndjekë gjendjen e magazinës duke kuadruar një herë ne muaj si dhe sa herë i kërkohet nga Dega Teknike apo Titullari i Shoqërsië, me përgjegjësin/përgjegjësen e magazinës;
  18. Të bëjë inventarizimin e vlerave materiale në pronësi të shoqërisë dhe t`ia raportojë titullarit dhe degës teknike të shoqërisë;
  19. Të hartojë bilancin e vitit financiar në bashkëpunim me ekspertin kontabël dhe dorëzimin e tij pranë Tatim-Taksave dhe QKR-së, brenda afateve ligjore;
  20. Të hartojë dhe të miratojë ofertat për shërbime të ndryshme, duke parashikuar në to të gjitha kërkesat në lidhje me detyrimet ligjore, afatet e kryerjes se sherbimit etj;
  21. Mban pergjegjesi per hartimin e ofertave, analizave, preventivat sipas kerkesave te kerkuara ne Dokumentat Standart te Tenderave;
  22. Eshte pergjegjes per pergatitjen dhe pagesen e tarifave te ndryshme brenda afateve per llogari te Komisionit te Prokurimeve Publike;
  23. Nxjerr vleren e demeve financiar shkaktuar nga pale te treta, pundhenesit;
  24. Eshte pergjegjese per zbatimin e kontratave, nenkontratave dhe cdo marveshje tjeter nenshkruar nga punedhenesi dhe pale te treta;
  25. Kerkon nga zyra juridike hartimin e kontratave, nenkontratave apo marveshjeve te ndryshme te cilave u ka perfunduar afati apo qe lidhen per here te pare duke dorzuar prane kesaj zyre cmimin, afatin, menyra e pageses dhe nese do te aplikohet ndonje garanci;
  26. Mban pergjegjesi financiare dhe ligjore per cdo dem qe vjen nga kryerja e pagesave paleve te treta, pa nje kontrate, nenkontrate apo marveshje te vlefshme;
  27. Negocion, kontrollon ne aspektin financiar cdo kontrat, nenkontrate apo marveshje tjeter nese ato jane sipas interesit te punedhenesit;
  28. Të kryejë çdo punë të ngarkuar nga titullari i shoqërisë.

KRITERET
1. Të ketë mbaruar studimet nëFakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet.
2. Të ketë eksperiencë në mbylljen e bilanceve.
3. Të zotërojë shumë mirë programin Financa 5.
4. Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune ne profil te njejte
5. Te kete aftesi shume te mira ne kontabilitet
6. Te kete aftesi te mira menaxhimi
7. Te hartoje preventivat/analizat sipas kerkesave ne DST (kusht i domosdoshem/do te testohet)

eurogjici@gmail.com
 


Apply
Back
Top