• Tirane, ofroj vend pune Kasap

Titulli i Pozicionit: Kasap

Misioni: Kasapi dhe përgatitësi i ushqimeve që lidhen me to, pastron, pret mishin, si dhe përgatit artikuj të ngjashëm ushqimor, i ruan ato sipas standarteve te kerkuara nga autoritet kontrolluese dhe rregulloret e kompanise.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Pastron dhe përgatit vendin e punës;
  • Përgatit mjetet e punës;
  • Pret mishin për shitje ose e vecon për përpunim të mëtejshëm;
  • Kategorizon dhe klasifikon mishin për asortimente të ndryshme; Përpunon mishin për përgatitjen e produkteve ushqimore;
  • Përgatit përbërësit, duke përdorur mjetet dhe makineritë e duhura për bërxollë, grirje, përzierje, dhënie formash të ndryshme;
  • Përgatit produkte dhe artikuj ushqimorë të ndryshëm sipas porosisë (sallam, proshutë, qofte);
  • Ruan mishin dhe nenproduktet e tij;
  • Kryen peshimin, etiketimin dhe paketimin e mishit dhe ushqimeve të tjera të ngjashme;
  • Bën ruajtjen e mishit, ushqimeve dhe produkteve të tjera ushqimore ne kushtet teknike të kërkuara frigoriferike;
  • Kryen punen sipas standarteve te kerkuara nga AKU.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat e Pozicionit:


  • Te kete mbaruar arsimin e detyrueshëm;
  • Preferohet te kete kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë trajnuar për profesionin e kasapit nga një profesionist;
  • Të jetë mbi 20 vjeç;

Eksperienca Profesionale:


· Të ketë një eksperiencë paraprake në këtë fushë 2 vjet.

Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni. Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale". Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.
 


Apply
Back
Top