• Tirane, ofroj vend pune KASAP

Shoqeria Eco Market Food Sh.p.k operon ne treg prej Vitit 2009 dhe per nevojat e saj kerkon te punesoje punonjes me Profesionin KASAP:-

Misioni:


Kasapi dhe përgatitësi i ushqimeve që lidhen me to, pastron, pret mishin, si dhe përgatit artikuj të ngjashëm ushqimor, i ruan ato sipas standarteve te kerkuara nga autoritet kontrolluese dhe rregulloret e kompanise.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Pastron dhe përgatit vendin e punës;
  • Përgatit mjetet e punës;
  • Pret mishin për shitje ose e vecon për përpunim të mëtejshëm;
  • Kategorizon dhe klasifikon mishin për asortimente të ndryshme; Përpunon mishin për përgatitjen e produkteve ushqimore;
  • Përgatit përbërësit, duke përdorur mjetet dhe makineritë e duhura për bërxollë, grirje, përzierje, dhënie formash të ndryshme;
  • Përgatit produkte dhe artikuj ushqimorë të ndryshëm sipas porosisë (sallam, proshutë, qofte);
  • Ruan mishin dhe nenproduktet e tij;
  • Kryen peshimin, etiketimin dhe paketimin e mishit dhe ushqimeve të tjera të ngjashme;
  • Bën ruajtjen e mishit, ushqimeve dhe produkteve të tjera ushqimore ne kushtet teknike të kërkuara frigoriferike;
  • Kryen punen sipas standarteve te kerkuara nga AKU.
  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.














Për të aplikuar per këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese duke përmendur qytetin ku aplikoni në adresën e e-mail-it:
info@ecomarket-al.comJu do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do te perzgjidhet.
 


Apply
Back
Top