• Tirane, ofrohet MENAXHER BLERJESH, PROFILI INXHINIER NDËRTIMI

Tirane, ofroj vend pune Menaxher Blerje, profili Inxhinier Ndertimi


Kompania jone lider ne fushen e Ndertimit kerkon te punesonje:


1 MENAXHER BLERJESH, PROFILI INXHINIER NDËRTIMI


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për manaxhimin e procesit të prokurimeve dhe zbatimit të projektit. Ai ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet, pajisjet dhe sistemet. Pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, per vlerësimin teknik të projektit dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare dhe teknike. Ndjek projektin ne terren dhe siguron mbarevajtjen e tij.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Menaxhim i marrëdhënieve me furnitoret për prokurimet e kompanisë;
· Vleresim dhe suport teknik gjatë procesit të prokurimit përmes zbërthimit teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për ҫdo material dhe sistem;
· Analizim i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh skedat teknike, ҫertifikatat, testet për të evidentuar konformitetin e tyre;
· Punë në ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti;
· Analizë kostosh për blerjet e mundëshme (për projekt/tender);
· Rekomandime për zevendesim produkti apo furnitori;
· Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit të kostos për kompaninë;
· Menaxhimi i prioriteteve të shumta njëkohësisht.


Përbëjnë avantazh njohuritë për detyrat si më poshtë:


· Të analizoj të dhenat teknike dhe kerkesat e përgjithshme dhe të veҫanta të ҫdo tenderi/projekti për të evidentuar dhe qartësuar të dhënat;
· Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit përkatës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


Edukimi: Arsim i lartë, Diplome në Fakultetin e Inxhinierisë, Dega Ndërtim;


Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë 2-3 vjecare në këtë fushë;


Aftësi:


· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
· Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad;
· Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
· Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese;
· Të jetë i aftë per të punuar në grup;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: iglibleta@hotmail.com;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Gusht 2018


Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top