• Tirane, ofroj vend pune Supervizor/e Shërbimi i Mëngjesit

Supervizor/e i Shërbimit të Mëngjesit
Vendi i Punes Rogner Hotel Tirana
Departmenti Restorant
Profili Rogner Hotel Tirana ju jep një mundësi mjaft të mirë per t’u trajnuar, mësuar dhe rritur në kompaninë tonë. Ekipi ynë inovativ është duke kërkuar një personalitet të motivuar dhe dinamik për të përmbushur pozicionin e punës: Supervizor/e i Shërbimit të Mëngjesit

Qëllimi i punës:
Supervizimi i shërbimit të ushqimit dhe pijeve në restorant gjatë mëngjesit sipas standarteve të përcaktuara të cilesisë dhe prezantimit. Monitorimi dhe sigurimi i pastërtisë së restorantit, si dhe ofrimi i një shërbimi të sjellshëm dhe miqësor

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës:


  • Supervizon shërbimin e mëngjesit dhe delegon detyrat stafit të shërbimit
  • Eshtë pergjegjës për pregatatitjen e restorantit sipas standarteve të përcaktuara
  • Siguron që stafi i shërbimit të jetë i vëmendshem dhe i mirësjellshëm me klientet dhe ofron shërbimin e duhur
  • Vëzhgon, paraprin dhe i jep zgjidhjen e duhur kërkesave dhe nevojave të klientëve
  • Asiston menaxherin e departamentit në organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve të stafit të restorantit
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve të restorantit dhe i kushton vëmendje detajeve të ndryshme
  • Mbikqyr dhe siguron mirëmbajtjen e vazhdueshme të ambienteve të restorantit sipas kushteve higjenike të përcaktuara nga proçedurat e higjenës së hotelit (HACCP)
  • Koordinon punen me kolege në departamente të tjere të hotelit dhe i asiston ata kur është e nevojshme
  • Zotëron shumë mirë gjuhën shqipe dhe angleze ne shkrim dhe në të folur

Nëse jeni të interesuar, ju lutem aplikoni duke dërguar CV-në tuaj me foto në adresat e mëposhtme:
Email: k.kolomishi@rogner.com ose pranë recepsionit të Rogner Hotel Tirana
Tel: +355 4 2235 035 Fax: +355 4 2235050
Rogner Hotel Tirana
Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top