• Tirane, ofroj vend pune Drejtor, Njësia e Rekrutimit dhe Zhvillimit të Karrierës

Drejtori i Njësisë së Rekrutimit dhe Zhvillimit të Karrierës është përgjegjës për menaxhimin e proceseve të burimit të kandidatëve, intervistimit, rekrutimit dhe integrimit për të siguruar punësimin e talenteve të kualifikuar për të plotësuar nevojat aktuale dhe të ardhshme të kompanisë dhe për të lejuar mbajtjen e talenteve dhe për të mbështetur punonjësit e rinj në integrimin e tyre. Ndihmon në mënyrë thelbësore në suksesin e kompanisë, nëpërmjet coaching, trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve të saj.
Përgjegjësitë Kryesore

  • Zhvillon proceset e nevojshme për të siguruar tërheqjen e kandidatëve të talentuar, eksploron praktikat më të mira të tregut në rekrutim dhe zbaton praktikat më të mira të përshtatshme në kompani;
  • Menaxhon proceset e burimit të kandidatëve, intervistimit, rekrutimit dhe integrimit për të siguruar punësimin dhe mbajtjen e talenteve të kualifikuar;
  • Përgjegjës për zhvillimin e proceseve të rekrutimit dhe zbatimin e risive në fushën e rekrutimit;
  • Udhëheq dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e proceseve dhe procedurave lidhur me rekrutimin e brendshëm dhe të jashtëm, integrimin, zhvillimin dhe aktivitetet e trajnimit;
  • Përcakton strategjinë e komunikimit në mediat sociale për profile të ndryshme pune dhe funksione në kompani;
  • Udhëheq intervista dhe siguron që anëtarët e panelit të intervistave janë të trajnuar për të marrë pjesë në procesin e rekrutimit;
  • Siguron që procesi i integrimit zbatohet si duhet;
  • Bën propozime konkrete dhe zbaton, nën mbikëqyrjen e Drejtorit të BNJ, projektet lidhur me përmirësimin e markës së NOA;
  • Siguron që përshkrimet e punës janë të përditësuara për çdo njësi organizative;
  • Zhvillon dhe mban marrëdheniet me Universitetet më të mira në vend dhe siguron që NOA të ketë mundësine e organizimit të aktiviteteve në këto universitete;
  • Përcakton në bashkëpunim me manaxhimin e NOA dhe siguron zbatimin e duhur të planit vjetor të trajnimeve;
  • Planifikon, udhëheq dhe administron programet e trajnimit & zhvillimit për të përmirësuar kompetencat e punonjësve të NOA, aftësitë dhe njohuritë në përputhje me strategjinë e biznesit dhe në zbatim të planit vjetor të trajnimeve;
  • Siguron zbatimin e duhur të aktiviteteve zhvilluese të aprovuara si coaching, mentorim për punonjësit e identifikuar si suksesorë;
  • Përgjegjës për krijimin dhe ofrimin e programeve të posacme të trajnimit për të zgjeruar talentet dhe aftësitë në të gjithë punonjësit në të gjitha nivelet brenda organizatës;
  • Shqyrton tregun e trajnimeve të jashtme dhe propozon programe në KBNJ bazuar në planin vjetor të trajnimeve;
  • Krijon materialet e trajnimit, module mësimi online dhe materiale për kurse;
  • Monitoron dhe vlerëson programet e trajnimit për të siguruar që ato janë të përditësuara me politikat/procedurat dhe janë efektive;
  • Zbaton dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e proceseve të manaxhimit të performancës;
  • Siguron që vlerësimi vjetor i performancës kryhet në kohë dhe në mënyrë transparente dhe konstruktive për gjithë punonjësit në baza vjetore dhe monitoron dhe siguron zbatimin e duhur të planit personal të zhvillimit;
  • Sjell ide dhe angazhohet tërësisht në grupe pune dhe komitete pa u kufizuar, duke u fokusuar mbi mënyrën se si gjërat të funksionojnë më mirë dhe më shpejtë;
  • Ofron mentorim, coaching dhe këshillim duke vepruar si trajner i punonjësve.


  1. Kërkesat Minimale

  • Edukimi: Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Menaxhim ose të tjera të ngjashme me BNJ;
  • Eksperiencë profesionale:
    • Aftësi të shkëlqyera intervistimi;
    • Trajnim dhe Zhvillim;
    • Aftësi Komunikimi;
    • Dizenjimi i materialeve të trajnimit;
  • Eksperiencë pune:
    • Preferohet 5 vjet eksperiencë në fushat e rekrutimit dhe/ose trajnim & zhvillimit, në Sektorin financiar;
    • Minimumi dy vite eksperiencë menaxheriale në një institucion financiar privat.

  1. Kompetencat e profilit:
    • Aftësi të shkëlqyera intervistimi dhe trajnimi;
    • Aftësi të shkëlqyera të dizenjojë materiale trajnimi dhe suporti;
    • Iniciativa të mira dhe mundësi për të ofruar ide të reja;
    • Aftësi shumë të mira organizimi dhe planifikimi në mënyrë që të zbatojë afatet dhe objektivat;
    • Aftësi shumë të mira për të udhëhequr dhe zhvilluar njerëzit;
    • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
    • Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar; Aftësi të demonstruara për të manaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh; Aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, verbale dhe me shkrim

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 13 Gusht 2018.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top