• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Menaxhere shitjesh Rajonal (Tirane + Rrethe)

ALKOS Group, Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave shumë të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës km12, për një nga kompanitë e Grupit kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionin:

Menaxhere Shitjesh Kozmetikë (F)
(Tiranë + Rrethe)

Detyrat
  1. Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj.
  2. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut.
  3. Ofrimin e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve.
  4. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania.
  5. Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes, siç përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve.
  6. Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledhjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raportimet tek Eprorët.
  7. Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
  8. Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai.

Kualifikimet / Kërkesat

  1. Diplomë Universitare/ Studimet në fushën e marketingut përbëjnë avantazh
  2. Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh.
  3. Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  4. Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes.
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar.
  6. Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve.
  7. Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit.
  8. Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup.
  9. Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
  10. E pajisur me patentë të klasit B dhe zotërim të mirë të makinës.


Ne ofrojmë

  • Pagë motivuese
  • Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike

Aplikimet mbyllen më 15 GUSHT 2018

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale"



Cel. : 0697053354
 


Apply WhatsApp
Back
Top