• Tirane, ofroj vend pune Punetor / Ndihmes

ALKOS Group, Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave shumë të njohura ndërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit, Kozmetikës dhe të Kujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12, kërkon të rekrutojë staf për pozicionin: Punëtor Magazine (M)

Qellimi i Pozicionit: Kryen proceset e shkarkimit, ngarkimit, amballazhimit dhe levizjeve te mallarave se magazines.

Detyrat dhe Pergjegjesite:


  • Shkarkon mallrat e ardhura duke i vendosur neper paleta te ndara sipas kodeve me shpejtesi e saktesi dhe pa i demtuar ato
  • Ngarkon mallrat qe jane per te dale me shpejtesi e saktesi dhe pa i demtuar ato.
  • Pergatit porosite se bashku me Kontrollorin.
  • Raporton ne menyre te menjehershme tek supervizori cdo demtim ose parregullsi qe vihet re.
  • Grumbullon dhe mbeshtjell mallrat ne paleta, te ndara sipas kodeve para se ato te levizen nga nje pozicion tek nje tjeter.
  • Perdor pajisjet e duhura mbrojtese.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.



Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

- Te kete perfunduar arsimin e mesem.
- Te kete eksperienca te ngjashme pune.

Aftësite:


  • Te kete aftesi te mira komunikuese.
  • Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
  • Te jete i afte te beje pune fizike.
  • Te jete i pajisur me leje drejtimi (klasi B)
  • Te jete fleksibel me oraret.


SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.



Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 20 GUSHT 2018


Cel. : 0697053354
 


Apply WhatsApp
Back
Top