• Tirane, kerkohet Freelancer Asistent Projekti

INNOVASOL është një kompani startup e krijuar në vitin 2017 nga një grup profesionistësh të rinj dhe të pavarur, me eksperienca të sukseshme pune dhe me dëshirën për t'i bërë gjërat mirë dhe ndryshe. Ofrojmë një shportë shërbimesh novatore dhe efikase për të gjitha hallkat e projekteve apo bizneseve duke i ardhur në ndihmë me sisteme komunikimi audio dhe video, programim app&web, promovim, konsulencë, ndërmjetësim etj.

Jemi duke kërkuar një Asistent Projekti, për grumbullim të dhënash në terren.

Puna e kërkuar është pjesë e një projekti 1 vjeçar dhe zgjat 1 muaj, periudhë gjatë së cilës duhet arritur targeti i kërkuar. Synohet të mblidhen të dhëna, të cilat do të përdoren për faza të tjera të projektit. Nuk nevojitet eksperiencë pune e mëparshme. Preferohen të rinj nga mosha 23-28 vjeç. Kandidatët duhet të jenë shumë të komunikueshëm, korrektë dhe të fokusuar në punë. Gjuha angleze (A2-B2) është e domosdoshme. Pagesa për projekt.


Na shkruani duke bashkëngjitur një CV: innovasolplus@gmail.com

logo innova.png
innovasolplus@gmail.com
 


Apply
Back
Top