• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Parandalimit te Pastrimit te Parave

Rolet Kyçe & pergjegjesite

  1. Analizon ekspozimin bankar ndaj rrezikut te AML dhe zbulon rreziqet potenciale;
  2. Përgjegjës për dhënien e mendimeve dhe vlerësimin e dosjeve / transaksioneve të klientëve / rasteve të tjera;
  3. Përgjegjës për të mbajtur korrespondencën me DPPPP/FIU, BSH ose autoritetet e tjera;
  4. Monitorim i transaksioneve / klientëve dhe raportimi i rasteve të dyshimta në DPPPP;
  5. Përgjegjës për vlerësimet vjetore të riskut në nivel banke;
  6. Ndihmon stafin e degëve në analizimin e rasteve të gjeneruara nga mjetet e filtrimit apo raste te tjera;
  7. Ndjekja e rekomandimeve të auditimit;
  8. Mbulon të gjitha temat/detyrat e lidhura me embargot dhe sanksionet të sektorit;
  9. Shkruan dhe përditëson procedurat dhe udhëzimet e bazuara në legjislacionin lokal dhe rregulloret e Grupit që lidhen me PP / FT;
  10. Implementimi i kontrolleve për të siguruar përputhjen me rregulloret, procedurat e udhëzimeve dhe standardet e Grupit;
  11. Analiza strategjike per perdorim nga menaxherët per vendim marrje;
  12. Punon si zevendesues i specialistëve të tjerë të sektorit dhe / ose kryen ndonjë detyrë tjetër i caktohet kur kërkohet;
  13. Të ofrojë trajnime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit dhe për çështjet e perputhshmerise tek personeli i bankes;
  14. Përgatitja e raporteve të ndryshme të kërkuara nga mbikëqyrësit, Autoriteti Përgjegjës dhe Grupi;
  15. Kryen kontrolle në fushën e mbikëqyrjes së përhershme;
  16. Të përpunojë dhe shpërndajë topologji te PP/FT periodikisht për të gjithë stafin;
  17. Përgatitja e materialeve dhe trajnimi i stafit të ri për aktivitetet e Sektorit të Perputhshmerise dhe AML.
  18. Merr pjesë në projekte;


Aftesite e kerkuara


  1. Diplomë universiteti në Ekonomi (Finance, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose diploma të tjera të ngjashme;
  2. Një minimum prej 2 vjet përvojë në fushën PP/FT;
  3. Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze si një domosdoshmëri dhe gjuhë të tjera konsiderohen si një plus;
  4. Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike (të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mire i excel);
  5. Njohuri për proceset bankare dhe ligjit / rregulloret perkatese per fushen e PP/FT;
  6. Aftesi të mira komunikimi dhe prezantim i qarte i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve;
  7. Të menduarit kritik dhe aftësi analitike;
  8. I afte të punojë në grup;
  9. I vetë-motivuar, i mirë organizuar, sistematik dhe diskret.


Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 3 Gusht 2018.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/
 


Apply
Back
Top