• Tirane, ofroj vend pune Punetor Ngarkim Shkarkim

Titulli i Pozicionit: Punetor Ngarkim Shkarkim

Misioni:

Punëtori i ngarkim shkarkimit kryen punë të thjeshta krahu në ngarkim shkarkim, sistemin apo paketim të mallrave në fusha të ndryshme, duke zbatuar ne menyre rigoroze Rregulloren e Sigurisë në Punë.

Përgjegjësitë Kryesore:



  • Gjatë orarit të punës duhet të jetë gjithmonë i veshur me uniformën e kompanisë dhe kasken mbrojtese;
  • Kryen ngarkim-shkarkim të produkteve;
  • Kryen sistemimin e produkteve në rafte të apo magazine, dhe sistemimin dhe paketimin e mallit për transport;
  • Kujdeset për transportimin e sigurt dhe pa dëmtime të produkteve;
  • Realizon detyra të tjera të ngjashme që i ngarkohen;

  • Tërheq dhe përgatit produktet për dërgesë, duke siguruar që numri dhe lloji i saktë i produktit është i ngarkuar dhe dërguar.
  • Ndihmon në kryerjen e inventareve fizikë me zhvendosjen e mallrave.

  • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;

  • Mban pastër dhe të rregullt zonen e tij të punës.

Kërkesat e Pozicionit:


  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe bashkëpunuese;
  • Te njohë dhe të zbatojë kodin e etikes dhe të sillet në mënyrë profesionale.
  • Përfundimi i arsimit të detyruar;
  • Preferohet të jetë mashkull, për shkak të natyrës së punës;
  • Të jetë mbi 18 vjeç;
Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni. Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale". Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.
 


Apply
Back
Top