• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Kontrollit të Cilësisë

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Menaxher i Kontrollit të Cilësisë

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është Aktor aktiv /mbështetes në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë si dhe të sigurojë koherencën e sistemit dhe përputhshmërinë me specifikat e The Coca-Cola Company dhe normave ndërkombëtare.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Aktor & mbështetes aktiv në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë.
  • Siguron koherencën e sistemit të cilësisë dhe përputhshmërinë me kërkesat e legjislazionit, specifikave të TCCC si dhe të normave internacionale
  • Planifikon aktivitetet e kontrollit dhe përmirësimin e procesit, me teknikat dhe mjete të përshtatshme për qëllimin final, garantimin e cilesisë së produktit.
  • Menaxhon problematikat e cilësisë duke u përpjekur të minimizojë efektet maksimale në rritjen e kostos dhe influencës së tyre në cilësinë e produktit.
  • Planifikon blerjen e reagenteve, mjeteve laboratorike dhe kontrollon shpenzimet për sektorin e cilësisë.
  • Siguron që punonjësit te ndjekin procedurat e përcaktuara, udhëzimet, planet e kontrollit si dhe zbatojnë me korrektësi rregullat e higjenes
  • Siguron qe punonjesit e departamentit te cilesise te zbatojne me korrektesi rregullat e sigurimit teknik dhe mjedisor.
  • Menaxhon marrëdhëniet me institucionet përgjegjëse për sigurimin e cilësisë.


Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Diplomë Universitare në Shkencat Natyrore Kimi Industrial/Ushqimore
  • Njohuri të HACCP.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në këtë pozicion, preferohet në fushën e Industrisë Ushqimore.
  • Eksperiencë në manaxhimin e një grupi pune.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi të punojë në grup.
  • Njohuri në përdorimin e paketes Microsoft Office (Word, Excel, Power Point Autocad ).
  • Njohuri të mira të gjuheve Anglisht/Italisht.



Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 05 Gusht 2018.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top