• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Departamenti i Burimeve Njerëzore

View attachment 519901
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, një kompani Shqiptare, që vepron në industrinë e farmaceutike, aktualisht është duke rekrutuar për Drejtor Departamenti i Burimeve Njerëzore.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performancës, praktikat e panaireve të punësimit, asistencë ndaj punonjësve;
  • Menaxhon praktikat administrimit dhe kompensimit për punonjësit (kontratat, pagat, shpërblimet etj ) dhe marrëdhëniet me ZP, inspektoriatin e punës etj.
  • Zbaton, interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e Grupit të procedurave të brendshme të Burimeve Njerëzore;
  • Zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar departamentit të Burimeve Njerëzore;
  • Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit në fuqi dhe aplikon ndryshimet;
  • Siguron përputhje me Ligjet Shtetërore të aplikuara në rregulloret dhe /ose rregullat e kompanisë, standartet dhe udhëzimet etj.
  • Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore;
  • Supervizon dhe këshillon stafin për tu përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave;
  • Udhëheq procesin për rishikimin e përshkrimeve të punës, monitorimin e detyrave dhe ngarkesës së punonjësve;
  • Bën gjykimin final me përgjegjësi për vendime të ndryshme të menaxhimit të BNj.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;


Kërkesat minimale:


  • Diplomë universitare, në Shkencat Sociale, Administrim Biznesi apo Burime Njerëzore.
  • Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave. Preferohet mbi 5 vjet eksperiencë në funksionet e menaxhimit të BNJ;
  • Njohuri mbi parimet, teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve me punonjësin;
  • Njohuri mbi parimet, teoritë dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore;
  • Njohuri mbi parimet, teoritë dhe teknikat e klasifikimit të punës dhe/ose analizave të punës;
  • Njohuri mbi parimet, teoritë dhe praktikat e rekrutimit dhe përzgjedhjes;
  • Njohuri mbi parimet, teoritë dhe praktikat e trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve;
  • Njohuri mbi parimet, teoritë dhe praktikat e vlerësimit të punonjësve;
  • Aftësi në zhvillimin e buxheteve të burimeve njerëzore;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe percjellë prezantime;
  • Aftësi ndërpersonale, komunikim, professional verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
  • Aftësi për të motivuar ekipet dhe për të menaxhuar në të njejtën kohë projekte të ndryshme;
  • Aftësi për të kontrolluar të tjerët duke u caktuar/drejtuar punën, drejtuar vlerësime tek punonjësit, trajnime të staff-it dhe zhvillim, duke marrë veprime të përshtatshme disiplinuese/korrektuese etj;
  • Aftësi shumë të mira në programet kompjuterike, paketen office etj;
  • Aftësi për të përdorur sisteme të automatizuara të burimeve njerëzore;
  • Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm;
  • Vlerëson informacionin ndaj një vendosje standartesh;
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze;


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: e2-partners@outlook.com

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 29 Korrik 2018.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
 


Apply
Back
Top