• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Shoqeria “Cambielli Albania sh.p.k”, pjese e Globe Group , kërkon të punësojë Magazinier – ne magazinen qendrore te shoqerise, me adrese: Rruga Kasem Shima, prane ures se Mezezit, Kashar,Tirane.
Magazinieri eshte pergjegjes per te drejtuar mbarevajtjen e punes ne proceset e shkarkimit, sistemimit, ruajtjes dhe shitjes se artikujve ne magazinen, dyqanin per te cilin eshte ngarkuar, duke zbatuar me perpikmeri rregullat dhe udhezimet e leshuara per kete qellim.
Ai eshte pergjegjes per mbajtjen sakte te inventarit te artikujve ne magazine, ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe zbatimi rigoroz i procedurave financiare me furmitoret, klientet dhe me kompanine.


Kërkesat e vendit të punës:

  • Të ketë arsim të lartë/preferohet profili ekonomik,
  • Njohuri te produkteve hidraulike/ngrohje – ftohje perbejne avantazh.
  • Të ketë njohuri te mira ne programet e paketes Microsoft Office.
  • Te kete njohuri te programit Financa 5
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup;
  • Të ketë ekperiencë në punë jo me pak se 2 vjet ne profil te ngjashem;
  • Preferohet mosha deri 35 vjeç;
  • Leje drejtimi automjeti (B)
  • Të jetë energjik, i shkathët dhe me aftesi të mira organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri te gjuhes italiane perben avantazh
  • I afte te perballoj volum pune dhe te punoje nen presion.
  • Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektesia.
Kompania ofron kushte te mira pune, trajnime te vazhdueshme dhe pagese te kenaqshme.

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi, , në adresën e-mail hr@globegroup.al deri ne dt 30/07/2018
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
CV të cilat nuk do të kenë të përcaktuar pozicionin për të cilin aplikojnë, nuk do të merren në konsideratë.
 


Apply
Back
Top