• Tirane, ofroj vend pune Financier

NJOFTIM PUNE
Balfin Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.
Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet ne tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Financier/e
Departmenti: Finance
Vendodhja: Tirane
Permbledhja e Pozicionit: Financieri eshte pergjegjes per realizimin e perditshem te detyrave te tij/saj ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.


Detyra dhe Pergjegjesi:

  • Menaxhimi i Kontabilitetit dhe Financave te kompanise, duke siguruar performance te mire te funksionit te pergjithshem te kontabilitetit dhe te dhenave te besueshme te kontabilitetit;
  • Menaxhon procesin e raportimit te menaxhimit te Menaxheri i Financave, duke u fokusuar ne performancen financiare te kompanise dhe projektet e saj;
  • Regjistron ne sistem gjithe kontabilizimet, faturat, dhe informacione te tjera sipas nevojave;
  • Mbikeqyr, perpunon raportin e te ardhurave, shpenzimeve dhe dokumentet e kontrollit, buxhetet e departamenteve, librin dhe mirembajtjen e llogarive dhe hedhjen e te dhenave;
  • Siguron qe te dhenat e ruajtura jane mirembajtur ne perputhje me standardet pergjithesisht te kontabiltetit;
  • Konsultimi si dhe kontrolli i kontabilitetit mbi veprimet ditore te dyqaneve;
  • Rakordime periodike me klientet dhe furnitoret e ndryshem te kompanise;
  • Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet financiare te dyqaneve me zyrat qendrore;
  • Asiston Menaxherin e Finances ne perpilimin e buxhetit, ne lidhje me te gjitha çeshtjet e kontabilitetit, Librin e Llogarive dhe raportet financiare;
  • Menaxhon librin e llogarive, llogarite e pagueshme, llogarite e marra, bashkerenditjen e bankes dhe llogarive aktive dhe te gjithe llogarive qe kane te bejne me to, librave te llogarise dhe taksave;
  • Perditesimi dhe plotesimi i raporteve me furnitorin dhe partnere nderkombetare.
  • Garanton pergatijen ne kohe te deklaratave financiare te kerkuara me ligj dhe llogarive vjetore, perputhshmerine e tyre me ligjet dhe standartet e kontabilitetit;
  • Kontroll i detajuar i te ardhurave dhe shpenzimeve dhe llogarive te bilancit;
  • Rakordime dhe hedhja ne sistemin e DPT te librave te shitjeve e te blerjeve;



KERKESAT:
Edukimi: Diploma Universitare - profili Finance / Kontabilitet
Eksperiencat e punes: Minimum 2 vjet pervoje pune ne kete profil;

Kualifikime te tjera:

  • Te kete eksperience pune ne pozicione te ngjashme;
  • Te kete njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Te kete njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office;
  • Njohuri te programit Navision (perben avantazh);
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Aftesi te mira komunikuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftesi per te punuar ne grup;
  • Aftesi motivuese;


Kushtet e punes: Grupi Balfin ofron nje pakete benefitesh terheqese, duke perfshire nje page te drejte te bazuar ne merita dhe vleresimin e performances.
Menyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@jumbo.al

Afati I dorezimit: 27.07.2018


*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply
Back
Top