• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi dhe Hidroteknik

Kompania jone kerkon te punesoje INXHINIER NDERTIMI NE ZBATIM

PERSHKRIMI I POZICIONIT

Inxhinieri i Zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.

Te jete i gatshem te punoje edhe jashte Tirane.
Paga e kenaqeshme + Dieta per punet jashte Tirane.
Kerkohet te kete mbi 5 vjet eksperience ne zbatim.
Vetem kandidatet me eksperience do te merren ne shqyrtim.


DETYRAT KRYESORE

· Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
· Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
· Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret per diskutim apo miratim.
· Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
· Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
· Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
· Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
· Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
· Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
· Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
· Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;



KRITERET E KERKUARA
Edukimi/ KualifikimiTë ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit,
preferohet Profili Hidroteknik
Gjuhe te huajaTe njohe Anglishten shume mire
Njohuri kompjuterikeMicrosoft Office, Autocad
Eksperienca e kerkuarMbi 5 vjet eksperience.



Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e-mail: iglibleta@hotmail.com brenda dates 20.08.2018.
Ju lutemi ne CV tuaj specifikoni dukshem eksperiencen e meparshme dhe numrat e kontaktit per reference nga punedhenesit tuaj te meparshem.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.
Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top